Kursi Para-MartesorShembull
Angazhimi Martesor
Marrja e një angazhimi ndërton besimin midis nesh, duke na mundësuar që të jemi të prekshëm me njëri-tjetrin dhe të guxojmë t'i themi njëri-tjetrit mendimet dhe ndjenjat tona më të thella; angazhimi na lejon të planifikojmë së bashku të ardhmen tonë; na lejon të provojmë gjërat, t'i bëjmë gjërat gabim, të falim, të kemi besim për të ngritur çështje që duhet të diskutohen - angazhimi është 'thelbi i martesës', vetë zemra e saj.
Dy pasoja të premtimit:
- Miqësia
Angazhimi i martesës plotëson dëshirën tonë për lidhje të thellë, për intimitet emocional dhe fizik. Martesa nuk është mënyra e vetme për të kundërshtuar vetminë, por është marrëdhënia më e afërt e mundshme njerëzore. - Jeta familjare
Dashuria e përkushtuar midis prindërve, do të thotë që fëmijët e tyre rriten duke parë nga afër një shembull pozitiv të një marrëdhënieje intime, të përkushtuar, dhe afatgjatë. Një nga mënyrat më të mira që prindërit mund të duan fëmijët e tyre, është duke dashur njëri-tjetrin. Një martesë e fortë, mund të prishë një cikël marrëdhëniesh të dështuara në një familje.
Krijoni një partneritet të barabartë midis jush
Çdo çift duhet të zgjidh:
- kush bën çfarë
- kush vendos se çfarë
- kush merr drejtimin për ato gjëra që duhet të bëhen
Ne mund të kemi supozime nga martesa e prindërve tanë (ose modelet kryesore), se cilat përgjegjësi duhet të marrë secili nga ne, por këto mund të bien ndesh me idetë e partnerit tonë.
Flisni për pritjet tuaja, se kush do të bëjë çfarë në marrëdhënien tuaj dhe se si kjo mund të ndryshojë nga përvojat tuaja në prejardhjen tuaj familjare.
Nënshtrohuni njëri-tjetrit(Efesianëve 5:21)
Modeli i Dhiatës së Re i nënshtrimit reciprok
- u dha të Krishterëve një mënyrë radikale të re për të jetuar së bashku
- kërkoi dhënien reciproke ndaj njëri-tjetrit
- dobësoi dominimin dhe kontrollin e mashkullit
Mësimi i Krishterë ka çuar në faktin, që marrëdhënia martesore, të shihet si një partneritet i barabartë i dhënies reciproke.
'Nënshtriimi' nuk do të thotë të jesh pasiv
- nënshtrimi është e kundërta e kërkimit ose kontrollit
- do të thotë të kërkosh të vendosësh njëri-tjetrin në radhë të parë
- është një formë e dashurisë që i vë nevojat e njëri-tjetrit para tonës
Zgjidhni secili se cilat përgjegjësi jeni më të përshtatshëm për të marrë
- përdorni ndryshimet tuaja për t'i shërbyer njëri-tjetrit
- në disa fusha të jetës suaj të përbashkët, merrni drejtimin dhe iniciativën
- në të tjerat, mbështesni partnerin tuaj
Të duash në këtë mënyrë është shumë aktive dhe përfshin bërjen e sakrificave për hir të tjetrit.
Nënshtrimi ndaj njëri-tjetrit është çelësi i një martese të dashur.
Besëlidhja e martesës
Besëlidhja që ne bëjmë kur martohemi është një vendim për t'ia dhënë veten plotësisht njëri-tjetrit në dashuri, dhe më pas është një vendim që ne e përforcojmë çdo ditë në martesën tonë.
Besëlidhja e martesës mban një çift së bashku kur kalojnë kohë të vështira, siç do kalojë çdo çift.
Betimet që bëjmë secili nga ne, që themelojnë martesën tonë, sjellin siguri të thellë dhe na ofrojnë një hapësirë të sigurt, brenda së cilës ne jemi në gjendje të jemi të hapur dhe të prekshëm me njëri-tjetrin
- ato na japin besimin për të lejuar partnerin tonë të na njohë ashtu siç jemi (përfshirë zbulimin e atyre pjesëve që i mbajmë të fshehura) dhe që ndërton intimitet
- betimet përqendrohen jo në atë që partneri ynë mund të bëjë për ne, por në atë që ne mund të bëjmë për ta
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Martesat e forta nuk zhvillohen automatikisht. Shpresa jonë është që ti të zbulosh qëndrimet, vlerat dhe zakonet që nevojiten për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe të fortë që do të zgjasë një jetë të tërë. Ky plan 5-ditor është përshtatur nga Kursi Para-Martesor i krijuar nga Nicky dhe Sila Lee, autorë të "Libri i Martesave".
More