Kursi Para-MartesorShembull
Komunikimi
Komunikimi i mirë është një përbërës jetik i një martese të shëndetshme. Vetëm kur martohemi kuptojmë se disa nga supozimet tona të thella për jetën, nuk janë të ndara në mënyrë universale.
Ne të gjithë jemi të ndryshëm në mënyrën e komunikimit dhe kjo ndikohet nga:
- personaliteti ynë
- prejardhja jonë
1. Personaliteti ynë
Ekstroverte
Njëri prej nesh mund të priret drejt përpunimit të mendimeve së jashtmi. Me fjalë të tjera, ne priremi të mendojmë me zë të lartë.
Introverte
Partneri ynë mund të priret drejt organizimit të mendimeve të tyre në kokën e tyre para se të flasin.
Analitike
Njëri prej nesh mund t'i përpunojë gjërat në mënyrë metodike dhe mund ti duhet shumë kohë për të marrë vendime.
Intuitiv
Partneri ynë shpesh mund të veprojë sipas intuitës dhe ndonjëherë të hidhet nxitimthi në konklusione.
Të flasësh me sinqeritet dhe të pranosh këto ndryshime të personalitetit, është jetike nëse do të kemi një martesë të fortë.
2. Prejardhja jonë familjare
Disa familje janë të qeta, të tjerat flasin me zë shumë më të lartë. Disa familje janë më shpërthyese, të tjera janë më të qeta. Disa familje flasin me radhë, të tjera shpesh ndërpresin njëri-tjetrin.
Ne duhet të njohim tiparet tipike të komunikimit në secilën nga familjet tona, veçanërisht nëse njëri prej nesh, vjen nga një familje që transmeton ndryshime menjëherë, ndërsa familja e partnerit tonë, tenton të vonojë ose të shmangë fare bisedën për pikëpamjen kontradiktore.
Pengesat për komunikim të mirë
1. Dështimi për të gjetur kohë
Vendos kohë për bisedë kuptimplote rregullisht.
- planifiko këtë kohë në kalendarin tënd (nuk ndodh vetvetiu)
- ruaj këtë kohë nga shpërqendrimet dhe ndërprerjet, veçanërisht nga telefonat dhe ekranet e tjera.
Kuptoje kur duhet të lësh gjithçka dhe të dëgjosh partnerin.
2. Dështimi për të folur për ndjenjat tona
Disa njerëz duhet të mësojnë të flasin për ndjenjat e tyre, pasi ata mund të mos kenë pasur asnjë si shembull për të imituar gjatë fëmijërisë.
- mund ta kesh të vështirë të flasësh për ndjenjat e tua, për shkak të ndjenjës së papërshtatshmërisë ose cenueshmërisë, ose frikës, se si do të përgjigjet personi tjetër.
- guxo t'i besosh partnerit tënd me ndjenjat e tua.
- nëse partneri yt e ka të vështirë të shprehë se si ndihet, sigurohu t'i dëgjosh atë pa i gjykuar ose kritikuar.
Ndarja e mendimeve dhe ndjenjave tona më intime, është thelbësore për ndërtimin e një martese të fortë.
3. Dështimi për të dëgjuar njëri-tjetrin
Dëgjimi është i një rëndësie të madhe për ndërtimin e një themeli të mirëkuptimit dhe intimitetit në martesë.
Mos dëgjimi është shumë i dëmshëm për një marrëdhënie. Ndërsa, kur dikush na dëgjon, ne ndihemi:
- të kuptuar
- të vlerësuar
- të mbështetur
- të dashur
Shumica prej nesh kanë disa zakone të këqija të dëgjimit për të mposhtur, të tilla si:
- shpërqëndrimi i mendjes kur partneri ynë po flet me ne
- të folurit për historinë tonë në një linjë mendimi krejtësisht të ndryshme.
- të japim këshillat tona menjëherë, në vend që të tregojmë ndjeshmëri për ndjenjat e partnerit tonë
- të zhvlerësojmë frikën e tyre ose shprehjen e ndonjë emocioni negativ, duke i qetësuar vazhdimisht që do të jetë në rregull
- të ndërpresim partnerin tonë me pikëpamjet tona ose të përfundojmë fjalitë e tyre
Si të dëgjosh
Duhet durim për të mësuar se si të dëgjosh në mënyrë efektive. Të dëgjosh në mënyrë efektive do të thotë:
- të lejojmë partnerin tonë të përfundojë atë që dëshiron të thotë
- të lëmë mënjanë axhendën tonë dhe të kërkojmë për të parë botën përmes syve të partnerit tonë
- të bëjmë përpjekje për t'i kuptuar ata, kur mendojnë ose ndihen ndryshe nga ne
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Martesat e forta nuk zhvillohen automatikisht. Shpresa jonë është që ti të zbulosh qëndrimet, vlerat dhe zakonet që nevojiten për të ndërtuar një martesë të shëndetshme dhe të fortë që do të zgjasë një jetë të tërë. Ky plan 5-ditor është përshtatur nga Kursi Para-Martesor i krijuar nga Nicky dhe Sila Lee, autorë të "Libri i Martesave".
More