Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hiqe nga mendjaShembull

Get Out Of Your Head

DITA 5 NGA 5

Ne kemi një zgjedhje

Ajo çfarë ne mendojmë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si jetojmë.Kjo mund të duket surprizuese. Sepse ndërsa ne mund të mos jemi në gjendje të në nshtrojmë çdo mendim në çdo situatë me të cilën përballemi çdo ditë, mund të mësojmë të nënshtrojmë një mendim dhe, duke vepruar kështu, të ndikojmë në çdo mendim tjetër që do të vijë. Pra, cili është ai mendim që mund të ndërpresë me sukses çdo model negativ mendimi? Zgjidhja është kjo: Unë kam një zgjedhje.

Kur jemi duke vrapuar në rrethin e mendimeve në zhurmën ose shpërqendrimin që na rrethon, ne kemi një zgjedhje për të zhvendosur mendjen tonë përsëri te Zoti përmes qetësisë.

Kur po rrotullohemi në rrethin e izolimit, ne kemi një zgjedhje për t'i kthyer mendjet tona te Zoti përmes bashkësisë dhe komunitetit.

Kur mendimet tona rrotullohen në ankth, ne kemi një zgjedhje për të kthyer mendjen përsëri te Zoti përmes besimit në qëllimet e Tij të mira dhe sovrane.

Kur mendimet tona rrotullohen në mosbesim dhe dyshim, ne kemi një zgjedhje për t'i kthyer mendjet tona te Zoti përmes adhurimit.

Kur mendimet tona rrotullohen në rëndësinë e vetvetes, ne kemi një zgjedhje për të kthyer mendjen përsëri te Perëndia përmes përulësisë.

Kur mendimet tona rrotullohen në viktimizim, ne kemi një zgjedhje ta kthehemi mendjen te Zoti me anë të mirënjohjes.

Kur mendimet tona rrotullohen ne vetëkënaqësi, ne kemi një zgjedhje ti kthejme mendjet tona te Zoti duke i shërbyer Atij dhe të tjerëve.

Nëse keni besuar në Jezusin si Shpëtimtarin tuaj, ju keni një aftësi të dhënë nga Zoti, të fuqizuar nga Perëndia, të shpenguar nga Perëndia për të zgjedhur atë që mendoni. Ju keni një zgjedhje për të vendosur se ku do e përqendroni energjinë tuaj. Ju keni një zgjedhje për të vendosur se për çfarë qëllimesh jetoni. Ju nuk i nënshtroheni sjelljeve, gjeneve ose rrethanave tuaja. Ju nuk i nënshtroheni pasioneve, epsheve apo emocioneve tuaja. Ju nuk i nënshtroheni mendimeve tuaja.

Asnjë fiksim nuk ekziston jashtë krahëve të hapura të Perëndisë. Sepse jemi një "krijim i ri", ne kemi një zgjedhje.

Kur mendojmë mendime të reja, ne fizikisht ndryshojmë trurin.

Kur mendojmë mendime të reja, ne i bëjmë lidhjet nervore më të shëndetshme.

Kur mendojmë mendime të reja, ndezim shtigje të reja.

Kur mendojmë mendime të reja, gjithçka ndryshon.

Zot, unë zgjedh sot për të nënshtruar çdo mendim, sepse e di që ti je më i fuqishëm se sa mendimet e mia, rrethanat e mia dhe frika ime. Faleminderit që më ke bërë një krijese të re, në mënyrë që të mund të zgjedh Ty! Amen

Shpresojmë që ky plan t'ju ketë inkurajuar. Mëso më shumë Hiqe nga mendja

Dita 4

Rreth këtij plani

Get Out Of Your Head

A ndjeheni si viktima të mendimeve tuaja ? A bie shpesh pre e modeleve të të menduarit toksik si viktimizmi, ankthi dhe shpërqendrimi? Armiku i shpirtrave tanë është i vendosur të na bëjë të ndjehemi të pafuqishëm, të mposhtur dhe të paaftë për të bërë ndryshime për mbretërinë e Zotit. Nuk ka pse të jetë kështu! Hiqi nga mendja dhe futu në premtimet e Zotit në këtë devocion pesë-ditor mendimndryshues nga Jennie Allen.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: https://waterbrookmultnomah.com/books/540868/get-out-of-your-head-by-jennie-allen/