Hiqe nga mendjaShembull
Diçka
Eshtë e jashtëzakonshme, nëse mendoni për këtë: Si mundet që diçka që ne nuk mund ta shohim ka aq kontroll se kush jemi, të përcaktojë se çfarë ndiejmë dhe çfarë bëjmë dhe çfarë themi ose nuk themi , të diktojë se si lëvizim ose flemë, dhe te kontrolloje atë që dëshirojmë, çfarë urrejmë dhe çfarë duam?
Nenshtrimi i të gjitha mendimeve mund të duket një detyrë e pamundur, veçanërisht kur marrim parasysh numrin tonë shume te madh të mendimeve në minutë. Studiuesit na thonë se ne kemi mbi 30,000 mendime në ditë.Kjo do të thotë se mund të mendojmë për tridhjetë e një mendime në minutë . Por, sikur nje mendimi vetem te kishte fuqinë për të ndërprerë spiralet tona dhe për të sjellë paqe në kaosin tonë mendor?
Jeta e vete apostullit Pal ishte një shembull i nderprerjes se kesaj spiraleje. Pasi luspat rane nga sytë e tij, mendja e tij u përqëndrua në një realitet krejt të ri. Nuk kishte asnjë shpresë tjetër, asnjë histori tjetër, asnjë këngë tjetër që luhej në sfond. Ai ndaloi gjërat që e kishin shpërqendruar dhe e la veten të përqëndrohej në një gjë të thjeshtë: "Për mua të jetoj është Krishti", shkroi Pali tek Filipianëve 1:21, "dhe të vdekurit është fitim" (ESV). Gjithçka eshte e lidhur me Krishtin.
Pali përjetoi një ndryshim shume te madh dhe tani ai ishte një njeri krejtësisht tjetër. Ai nuk ishte më skllav i rrethanave të tij ose i emocioneve të tij. Tani Pali zgjodhi të jetonte i vetëdijshëm për fuqinë e Krishtit në të, përmes tij dhe për të.
Tani Pali kishte fuqinë e Frymës - të njëjtën fuqi që e ringjalli Jezusin nga të vdekurit, dhe ai zgjodhi të jetonte i vetëdijshëm dhe nën atë fuqi
Perëndia ndërtoi një mënyrë për të na shpëtuar ne nga spiralja rënëse e mendimeve tona toksike. Ne shpeshhere besojme gënjeshtrën se jemi viktima të mendimeve tona me shume sesa luftëtare të pajisura për të luftuar në vijat e para të betejës më të madhe të brezit tonë: betejën për mendjet tona.
Zot, Ti më pajis për këtë betejë kundër gënjeshtrave që unë besoj se kush jam dhe kush je ti. Më ndihmo të mos ndjehem kurrë viktimë e mendimeve të mia, sepse ti tashmë je fitimtar! Amen.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
A ndjeheni si viktima të mendimeve tuaja ? A bie shpesh pre e modeleve të të menduarit toksik si viktimizmi, ankthi dhe shpërqendrimi? Armiku i shpirtrave tanë është i vendosur të na bëjë të ndjehemi të pafuqishëm, të mposhtur dhe të paaftë për të bërë ndryshime për mbretërinë e Zotit. Nuk ka pse të jetë kështu! Hiqi nga mendja dhe futu në premtimet e Zotit në këtë devocion pesë-ditor mendimndryshues nga Jennie Allen.
More