Ëndrrat e Shpenguara Shembull
Zhgënjimi dhe dhimbja kanë një mënyrë për të ushqyer tundimin. Ato na lënë më të ndjeshëm ndaj zonave tona të dobësisë. Pavarësisht nëse është izolimi, ngrënja e tepruar, seksi rastësor, ose pirja e disa gotave verë, dëshira jonë për t’i bërë anestezinë ose për t'u arratisur nga dhimbja na shtyn të bëjmë kompromise. Ne i themi vetes se meritojmë të ndihemi më mirë.
Kur jemi duke vuajtur, ne jemi më të prirur të sakrifikojmë ëndrrën për atë që është e përkohshme. Rehatia që sjellin veset tona është e shpejtë dhe e cekët në rastin më të mirë, mizorisht shkatërruese në rastin më të keq.
Ekziston një skenë në operën e famshme, La Boehme, në të cilën dy burra po vuajnë një dimër të vrazhdë në Paris. Njëri prej tyre, një shkrimtar, ka konsumuar orë të panumërta në një vepër letrare. Ai ka aq ftohtë sa nuk mund të përqendrohet më në shkrimet e tij.
Duke mos pasur para për qymyr ose dru për të djegur në zjarr, në një moment dëshpërimi të plotë, shkrimtari fut të gjithë dorëshkrimin në furrë. Në sekonda, pirgjet e letrave me gjithë shkrimet e tij u dogjën në hi.
Ky shkrimtar sakrifikoi ëndrrën e tij, gjithçka për të cilën kishte punuar, për një moment të shpejtë rehatie. Ai u dorëzua.
Ne e shohim të njëjtin model në historinë e Esaut të treguar tek Zanafilla. I rraskapitur dhe i uritur, ai kthehet në shtëpi, në aromën e supës me thjerrëza të ngrohta. I dëshpëruar për ushqim, Esau hoqi dorë nga e drejta e tij e parëlindjes, nga të gjitha privilegjet, autoritetin dhe trashëgiminë që vijnë duke qenë i parëlinduri, për një pjatë supë. Ai sakrifikoi të ardhmen e tij për kënaqësinë momentale të një barku të mbushur.
Dëgjo, e kuptoj.
Jam tunduar të ha ndjenjat e mia kur pikëllohem (Shumë herë dorëzohem!). Pas divorcit tim, vetmia më la të tunduar për të ulur standartin dhe të bëja kompromise në takime njohjeje. Fatmirësisht, nuk i’u dhashë këtij tundimi, por ishte padyshim aty.
Kur po humbisja shtëpinë time dhe në prag të falimentimit, një fqinj më ofroi një punë në shitjet farmaceutike që paguante 6-shifra. Unë isha e tunduar për të marrë punën. Por të bëja një gjë të tillë do të thoshte ta vija punën e Thesareve në prapavijë. Rehatia e përkohshme e një stabiliteti më të madh financiar, nuk ia vlente të hiqja dorë nga qëllimi për të cilin Zoti më kishte thirrur.
Ndonjëherë ëndrra e Zotit kërkon sakrificë. Siç rezulton, Zoti është më i interesuar për karakterin tonë sesa për nivelin e komoditetit tonë.
Ne mund t'i lëmë gjërat e vështira të ndërtojnë karakterin tonë ose ta prishin atë. Ne mund ta sakrifikojmë ëndrrën për atë që është e përkohshme, ose mund të durojmë dhe të lejojmë këmbënguljen të forcojë karakterin tonë dhe të ndërtojë pjekurinë tek ne.
Mos hiq dorë nga ëndrra për atë që është e përkohshme. Mos lejo që dhimbja ose zhgënjimi, të bëjë që të humbasësh ëndrrat e tua për rregullime të shpejta dhe kënaqësi momentale. Mos u dorëzo. Ka shumë gjëra në lojë për të rrezikuar.
Ka liri në anën tjetër të besnikërisë tënde.Si për ty personalisht, ashtu edhe për të gjithë njerëzit që do të ndikohen nga ti duke jetuar plotësisht qëllimit tënd!
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Çfarë të bëjmë kur ëndrrat tona duket se nuk arrihen ose madje edhe shkatarrohen? Duke kapërcyer abuzimin dhe traumën, si dhe thyerjen e zemrës së një divorci, jam përballur me këtë pyetje vazhdimisht. Pavarësisht nëse je duke përjetuar shkatërrimin e tragjedisë ose humbjes, ose zhgënjimin e një sezoni të gjatë pritjeje, ëndrra e Zotit për jetën tënde është akoma e gjallë! Mik, është koha për të ëndërruar përsëri.
More