Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ëndrrat e Shpenguara Shembull

Dreams Redeemed

DITA 1 NGA 7

Unë kurrë nuk kisha menduar se do të jetoja të shihja moshën njëzet e një. Pas një historie të gjatë abuzimesh seksuale, përdhunimesh, dhe jetese në një ambient kaotik, nëna ime më la vetëm në lagjen tonë të mbushur me banda, në moshën trembëdhjetë-vjeçare, me vëllanë tim tetë-vjeçar, për tu kujdesur për veten tonë për tre muaj. Gjatë asaj vere, u lidha me një djalë më të madh i cili na ofroi ushqim dhe mbrojtje. Marrëdhënia u bë abuzive dhe shfrytëzuese, dhe në fund të fundit më çoi të punoja në industrinë e seksit si një striptiste. Në thelb, i dashuri im u bë kodoshi im dhe jeta ime po dilte jashtë kontrollit.

Hyn Jezusi.

Tek Ai, gjeta hirin, shërimin, dhe një rrugë drejt lirisë. Fillova të ëndërroj përsëri. Ëndërroja që një ditë që do të kisha një shtëpi me një gardh të bardhë prej druri, dhe një lëndinë të gjelbër me lodrat e fëmijëve të shpërndara. Ëndërroja për një familje të padëmtuar, ku të gjithë do të kishim të njëjtin mbiemër. Ëndërra ime përfaqësonte sigurinë dhe stabilitetin - diçka që nuk e përjetova shumë gjatë gjithë fëmijërisë sime.

Unë gabimisht besoja se nëse shkoja në kishë të Dielën, lexoja librat e duhur, dhe bëja gjërat e duhura, të gjitha ëndrrat e mia do të realizoheshin dhe do të kisha një imunitet Jezusi të caktuar ndaj problemeve të jetës.

Brenda pak vitesh, gjithçka po shkonte sipas planit tim. Isha e martuar me një foshnje të bukur dhe kisha një shtëpi me një oborr. Jeta ishte aq e mirë sa isha xheloze për vetveten time!

Kur mora vesh që burri im kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore, dhe në fund të fundit nuk ishte i gatshëm të luftonte për restaurimin e martesës tonë, unë ndjeva se çdo shpresë që kisha pasur ndonjëherë për jetën time ishte shtypur. Jeta që ëndërroja po shkatërrohej plotësisht.

Në poezinë e tij, "Harlem", Langston Hughes shtron një pyetje. "Çfarë ndodh me një ëndërr të shtyrë?"

"A thahet

si një rrush i thatë në diell?

Apo infektohet si një plagë -

Dhe pastaj vrapon? "

Unë besoj se ajo që ndodh me ëndrrat tona kur ato shtyhen, nuk arrihen, ose madje edhe shkatërrohen, varet nga ëndërruesi. Mënyra se si reagojmë do të përcaktojë nëse jemi shtyrë më afër ëndrrës së Zotit për jetën tonë apo më larg saj.

Pas rrëfimit të burrit tim, unë u ballafaqova me një vendim…

Ku do ta vendosja shpresën time? A do ta vendosja shpresën në ëndrrën që kisha për jetën time? Apo do të vendosja shpresën te Zoti?

Sipas Biblës, shpresa e shtyrë e bën zemrën të sëmurë, por shpresa tek Jezusi është një spirancë për shpirtin tonë. Nuk mund të ndryshoja rrethanat e mia, aq sa doja, por mund të vendosja se si do t'u përgjigjesha atyre.

Të ftoj të reflektosh në pyetjet vijuese: Ku është shpresa jote sot? A është shpresa jote në ëndërrën për jetën tënde? Apo shpresa jote është te Dhuruesi i Ëndërrave?

Dita 2

Rreth këtij plani

Dreams Redeemed

Çfarë të bëjmë kur ëndrrat tona duket se nuk arrihen ose madje edhe shkatarrohen? Duke kapërcyer abuzimin dhe traumën, si dhe thyerjen e zemrës së një divorci, jam përballur me këtë pyetje vazhdimisht. Pavarësisht nëse je duke përjetuar shkatërrimin e tragjedisë ose humbjes, ose zhgënjimin e një sezoni të gjatë pritjeje, ëndrra e Zotit për jetën tënde është akoma e gjallë! Mik, është koha për të ëndërruar përsëri.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Harmony Grillo (Unë Jam Një Thesar) që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: http://harmonygrillo.com