Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kangjellat: Duke Shmangur Pendimet në Jetën TëndeShembull

Guardrails: Avoiding Regrets In Your Life

DITA 4 NGA 5

Kur mendon për kangjella financiare, mund të mendosh të qëndrosh jashtë borxhit. Qëndrimi jashtë borxhit është i mirë, por sipas Jezusit, ti mund të kesh zero borxh dhe shumë para në bankë dhe të jesh akoma në një gropë financiarisht. Intriguese, apo jo? Vazhdo të lexosh.

Në vargjet e sotme nga Mateu, Jezusi thotë se të gjithë jemi të zotëruar (ose në pronësi) nga dikush ose diçka. Pastaj ai na jep dy mundësi të papritura: Zoti ose paraja. Shumica prej nesh do të prisnim që ai të thoshte se mund të zotëroheshim nga Zoti ose Satani. Por Jezusi thotë se konkurrenti i tij kryesor është paraja jonë.

Në thelb, ai shtron pyetjen: A e zotërojmë ne paranë apo na zotëron paraja ne?

Pa kangjella financiare, shumica prej nesh do të përfundojnë në një nga dy kanalet. Ose do të largohemi nga shkëmbi i shpenzimit ose do të përplasemi mbi mesin e kursimit. Njëra është dëshirë e papërmbajtur: ble, ngre standartin, përsërit . Tjetra është frikë e papërmbajtur: Po sikur të mos kem mjaftueshëm? Po sikur të më ndodhë kjo?

Në të dy rastet, paraja është pronari ynë. Ne po e ndjekim atë, kështu që mund ta konsumojmë tani. Ose po e ndjekim në mënyrë që të mund ta ruajmë dhe ta konsumojmë më vonë.

Ne kemi nevojë për një kangjellë financiare që e bën Zotin pronarin tonë. Dhe kjo është pikërisht ajo që gjejmë te Mateu 6:33, i mbledhur në fund të një bisede të gjatë për mënyrën sesi duhet ta shohim dhe përdorim paranë tonë. Janë vetëm 6 fjalë "para së gjithash kërkoni mbretërinë e Tij".

Mbretëria e Zotit është një mbretëri që vë të tjerët të prët. Ose, të përdor të njëjtat fjalë si dje: në mbretërinë e Zotit, ajo që është më e mira për njerëzit e tjerë është ajo që është më e mira. Kangjella që do të na ruajë nga gropat e shpenzimit dhe kursimit, është të vendosim të tjerët të parët në financat tona.

Jepu të tjerëve së pari. Kurse për të ardhmen tënde së dyti. Pastaj, jeto me pjesën tjetër.

Jep së pari. Ruaj së dyti. Jeto me pjesën tjetër.

Dhe këtu është lajmi i mirë për këtë kangjellë: mund të jetë automatike. Pasi të kesh identifikuar një organizatë ose një kauzë që të intereson dhe të vendosësh një sistem të dhënies, kjo kangjellë do të mbajë financat e tua në rrugën e duhur pa ndonjë përpjekje apo mendim shtesë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Guardrails: Avoiding Regrets In Your Life

Kangjellat janë vendosur në vend për të mos lejuar që automjetet tona të zhvendosen në zona të rrezikshme ose jashtë kufijve. Shpesh nuk i shohim ato derisa na duhen - dhe atëherë jemi shumë mirënjohës që janë aty. Po sikur të kishim kangjella në marrëdhëniet, financat dhe karrierat tona? Si mund të duken ato? Si mund të na mbajnë nga pendimet e së ardhmes? Për pesë ditët e ardhshme, le të shqyrtojmë se si të vendosim kangjella personale.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën e Pikës së Veriut dhe Andy Stanley që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen: https://www.anthology.study/anthology-app