Kangjellat: Duke Shmangur Pendimet në Jetën TëndeShembull
Pendimet tona më të mëdha zakonisht janë të lidhura me njerëz që ne i kemi konsideruar miq. Ndoshta e jotja është e lidhur me një koleg, një shok klase, ose një ish-të dashur. Ndoshta është një grup miqsh që, mbasi e kuptove sesi ishin, do të doje të mos i kishe njohur kurrë. Edhe sikur të ishe vetëm, shanset janë që pendimi yt më i madh filloi disi nga një marrëdhënie.
Këto miqësi të pafata na kanë mësuar (shpesh në mënyrën e vështirë) se të ardhmet tona ndikohen nga njerëzit me të cilët kalojmë kohën. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbrojtje relacionale.
Solomoni, një nga njerëzit më të mençur që ka jetuar ndonjëherë, shkroi: "Kush shkon me të urtët bëhet i urtë..." Me fjalë të tjera, urtësia është ngjitëse. Jeto jetën me të urtët dhe me kalimin e kohës do të bëhesh i urtë. Ndodh automatikisht.
Dhe ka një pjesë të dytë: "... por shoku i budallenjve do të bëhet i keq." Kur rri me një budalla, kapesh në pasojat e vendimeve të tyre të këqija. Ty të zënë fragmentet e shpërthimit të tyre. Reputacioni jot është shkatërruar si i atij. Ti humb punën si ajo. Nuk je i ftuar as herën tjetër.
Kangjellat relacionale na ndihmojnë të shmangim "dështimin e marrëzisë".
Pra, ndërsa mendon për miqësitë e tua, këtu janë tre kangjella që duhet të marrësh parasysh. Kur ndodh një nga këto gjëra, lëre të ndriçojë ndërgjegjen tënde para se të pësosh dëm.
1. E kap veten duke pretenduar se je dikush tjetër nga ai që je në të vërtetë.
2. Diçka që kurrë nuk ka qenë një tundim më parë është tani diçka që po e konsideron.
3. Shpreson që njerëzit për të cilët kujdesesh, të mos e dinë se ku ndodhesh.
Mos harro, kangjellat nuk kanë për qëllim të deklarojnë diçka (ose dikë) të drejtë ose të gabuar. Ato kanë për qëllim të të drejtojnë drejt urtësisë. Pra, a ka ndonjë nga miqësitë e tua që është duke u zhvendosur drejt zonës së rrezikut? Në cilën kangjellë je duke u përplasur dhe çfarë do të bësh në lidhje me të?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kangjellat janë vendosur në vend për të mos lejuar që automjetet tona të zhvendosen në zona të rrezikshme ose jashtë kufijve. Shpesh nuk i shohim ato derisa na duhen - dhe atëherë jemi shumë mirënjohës që janë aty. Po sikur të kishim kangjella në marrëdhëniet, financat dhe karrierat tona? Si mund të duken ato? Si mund të na mbajnë nga pendimet e së ardhmes? Për pesë ditët e ardhshme, le të shqyrtojmë se si të vendosim kangjella personale.
More