Vepra të PendimitShembull
Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëm Jezusin në tokë për qëllimin parësor: të na japë jetë të re. Në Luka 5:27-32 Jezusi e riformulon misionin e Tij kështu: "Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët". Krishti erdhi që mëkatarë si unë dhe ti të kemi jetë të re përmes pendimit tonë dhe faljes së Tij. Jeta tonë ndryshon përgjithmonë kur ne pendohemi dhe kërkojmë faljen e tij. Misioni i Krishtit është edhe misioni ynë. Ne jemi thirrur për t'u shërbyer jo të drejtëve, por atyre që janë të humbur dhe në nevojë për falje. Nëse je penduar sinqerisht për mëkatet e tua dhe Perëndia t'i ka falur këto mëkate, atëherë ti ke një histori për t'u treguar atyre që kanë nevojë të pendohen. Ndryshimi në jetën tënde mund të sjellë të njëjtin ndryshim në jetën e dikujt tjetër. A njihni dikë që ka nevojë të pendohet dhe të pranojë faljen e Perëndisë? Si mund të ndihmojë historia tënde e faljes së Perëndisë dikë tjetër që dhe ai të vijë në pendim?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Pendimi është një nga veprimet kyç që të gjithë ne ndërmarrim për të njohur Krishtin si Shpëtimtarin tonë personal. Pendimi është veprimi ynë dhe falja është veprimi i Perëndisë ndaj nesh nga dashuria e Tij e përsosur për ne. Gjatë këtij plani leximi 5-ditor do të merrni një lexim të përditshëm nga Bibla dhe një lexim devocional të shkurtër që synojnë t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë rëndësinë e pendimit në ecjen me Krishtin.
More
We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church