Vepra të PendimitShembull
Psalmi 51 është britma e Davidit drejtuar Perëndisë për pendim për formën e mëkatit ku ai u përfshi lidhur me shkeljen me Bathshebën. Pothuaj mund ta përfytyroni Davidin në gjunjë duke i thirrur Perëndisë me tërë zërin e tij duke i kërkuar Atij për ta pastruar nga mëkatet e tij. Ky psalm na ofron edhe një portret të asaj se si duhet të duket pendimi në jetën tonë. Së pari, Davidi e pranon mëkatin e tij. Më pas, ai kërkon falje. Pastaj, ai i kërkon Perëndisë që ta ripërtërijë. Së fundi, ai i kërkon Perëndisë ndihmë që ta përdorë mëkatin e tij për t'i mësuar ata që janë në mëkat dhe që kanë nevojë për pendim. Si duket pendimi në jetën tënde? Si mund të forcojë marrëdhënien tënde me Perëndinë ndjekja e shembullit të pendimit nga Davidi?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Pendimi është një nga veprimet kyç që të gjithë ne ndërmarrim për të njohur Krishtin si Shpëtimtarin tonë personal. Pendimi është veprimi ynë dhe falja është veprimi i Perëndisë ndaj nesh nga dashuria e Tij e përsosur për ne. Gjatë këtij plani leximi 5-ditor do të merrni një lexim të përditshëm nga Bibla dhe një lexim devocional të shkurtër që synojnë t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë rëndësinë e pendimit në ecjen me Krishtin.
More
We would like to thank Life.Church for providing this plan. For more information, please visit: www.life.church