Urtësi Rrënjësore: Një Udhëtim 7-Ditor Për BaballarëtShembull
Të Darkojmë së Bashku
Unë mund të numëroj gjërat për të cilat gruaja ime ka qenë këmbëngulëse me njërën dorë. Të darkonim së bashku ishte njëra prej tyre.
"Kur do të jesh në shtëpi?" më pyeste ajo. "Jam i zënë. . . do t’më duhet edhe pak ” i thoja unë. E patrembur, ajo ma kthente, " Jepi drejtim dhe nisu për në shtëpi. Ne darkojmë së bashku në këtë familje. Do të jetë gati dhe do të jemi në tryezë në 6:30! ”
Unë po e ekzagjeroj pak, por jo shumë. Gruaja ime vazhdimisht këmbëngulte që të hanim darkën së bashku çdo natë si familje. Në fillim, unë nuk e kuptova krejtësisht pse ishte e rëndësishme.
Por me kalimin e kohës, veçanërisht kur fëmijët e mi kaluan në fazën e adoleshencës, ja pashë vlerën. Ishte e vetmja herë në ditë kur ishim ballë për ballë. Ne flisnim për gjëra. Mund të dëgjonim zemrat e tyre dhe ata mund të dëgjonin tonat. Ata mund të shihnin se si prindërit e tyre flisnin, punonin së bashku dhe e donin njëri-tjetrin. Vëlla dhe motër uleshin atje për një dozë të vogël të familjes.
Nëse jo në shtëpi, ku do të mësojnë fëmijët e tu për dashurinë e përkushtuar, dinamikën e familjes, besnikërinë, empatinë, zgjidhjen e problemeve të marrëdhënieve, dhe faljen? Kush do t'i përgatisë ata për martesë dhe jetën familjare? Unë nuk jam në dijeni për një "shkollë burri" ose "shkollë gruaje", ku fëmijët tanë mësojnë këto gjëra.
Pyetje: A ulet së bashku familja jote në shtëpi me ndonjë rregullsi? Pyete veten, "Njëzet vjet nga tani, a do të jetë më e rëndësishme ajo që mësuan nga aktivitetet e jashtme sesa ajo që mësuan në familje?"
Rreth këtij plani
Është çmenduri se sa shumë na formojnë baballarët. Askush nuk i shpëton fuqisë dhe ndikimit të babait të tyre tokësor. Dhe meqenëse shumica e burrave ndihen të papërgatitur për të qenë baballarë, është thelbësore të kërkosh udhëzime - nga Shkrimi dhe nga baballarët e tjerë. Urtësia Rrënjësore është një udhëtim drejt mençurisë dhe mprehtësisë për baballarët, duke ndërthurur parime dhe urtësi nga Shkrimi me përvojën e një babai më të vjetër, më të mençur, i cili ka mësuar nga gabimet e tij.
More