Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Urtësi Rrënjësore: Një Udhëtim 7-Ditor Për BaballarëtShembull

Radical Wisdom: A 7-Day Journey For Fathers

DITA 3 NGA 7

Dele pa Bari

Fëmijët janë si dele. Ata janë në rrugën e tyre drejt pavarësisë, por tani për tani, janë të nxitur nga rinia dhe energjia e tyre - dhe të rrezikuar nga mungesa e përvojës së tyre.

Si delet, ata kanë nevojë për një bari. . . dikush që ti vëzhgojë ata. Ata kanë nevojë për një baba. Një baba të vërtetë. Fatkeqësisht, unë njoh shumë fëmijë që janë duke u rritur pa një bari.

Shpresoj që ti je një nga baballarët që e marrin seriozisht punën e tyre si bari. Çfarë bën një baba bari?

  1. Kujdeset - Ashtu si barinjtë e dinë se ku janë delet e tyre, baballarët e dinë se ku janë fëmijët e tyre. . . fizikisht, në marrëdhënie dhe shpirtërisht.
  2. Mbledh - Barinjtë i mbajnë kopetë e tyre së bashku. Baballarët kanë të njëjtën përgjegjësi, dhe kjo fillon duke qëndruar me gruan e tij. Ti nuk mund t'i mbash delet e tua të vogla së bashku nëse lë të largohen dy delet e mëdha.
  3. Ushqen - Barinjtë janë siguruesit kryesorë për delet e tyre. Baballarët duhet ta bëjnë këtë për fëmijët e tyre. Nuk duhet të ketë kurrë një baba parazit. . . sidomos jo një i Krishterë. Përveç sigurimit të nevojave të tyre fizike, Baballarët duhet të ofrojnë dashuri të pakufizuar, të pakushtëzuar për fëmijët e tyre, si dhe sigurimin e ushqimit të tyre shpirtëror.
  4. Mbron - Barinjtë bëjnë gjithçka që duhet për të dëbuar këdo ose çfarëdo që do t'i dëmtojë delet e tyre ose t'i çojë ata në rrugë të gabuar. Baballarët i ruajnë fëmijët e tyre nga kërcënimet e jashtme dhe shmangin lëndimin e tyre përmes zemërimit, shkujdesjes, ose neglizhencës.

Shumica e baballarëve do ta linin tufën e nëntëdhjetë e nëntëve për të kërkuar delen e vetme të humbur. A do edhe ti të kujdesesh, mbledhësh, ushqesh, dhe mbrosh ata?

Pyetje: A i kushton vëmendje mjaftueshëm për të ditur se kur një nga delet e tua po largohet?

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Radical Wisdom: A 7-Day Journey For Fathers

Është çmenduri se sa shumë na formojnë baballarët. Askush nuk i shpëton fuqisë dhe ndikimit të babait të tyre tokësor. Dhe meqenëse shumica e burrave ndihen të papërgatitur për të qenë baballarë, është thelbësore të kërkosh udhëzime - nga Shkrimi dhe nga baballarët e tjerë. Urtësia Rrënjësore është një udhëtim drejt mençurisë dhe mprehtësisë për baballarët, duke ndërthurur parime dhe urtësi nga Shkrimi me përvojën e një babai më të vjetër, më të mençur, i cili ka mësuar nga gabimet e tij.

More

Dëshirojmë të falenderojmë Radical Mentoring që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: http://radicalwisdombook.com