Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ta përdorësh kohën tënde për PerëndinëShembull

Using Your Time for God

DITA 3 NGA 4

Të mundësh orën

Kam mësuar disa marifete që më ndihmojnë ta mund orën. Mund të jenë ndihmë dhe për ju.

Kuptoj që e gjithë koha ime është koha e Perëndisë dhe e gjithë koha ime është koha ime sepse Ai ma ka ngarkuar. Perëndia më zotëron si mua ashtu edh me kohën time. Por Ai më ka dhënë një masë kohe për të cilën jam kujdestar. Mund ta përkushtoj këtë kohë që të punoj për të tjerët, të vizitoj njerëzit e tjerë, etj., por është një kohë për të cilën më duhet të jap llogari.

Koha mund të shpengohet duke qenë të fokusuar dhe të vëmendshëm. Një nga shpërdorimet më të mëdha ndodh brenda mendjes njerëzore. Duart tona mund të jenë të zëna me punë, por mendjet të jenë të ngeshme. Po kështu, duart tona mund të jenë të ngeshme, por mendjet tona duke punuar. Hutimi, ëndërrimi me sy hapur dhe fantazitë e shfrenuara janë mënyra në të cilat mendimet mund të shpërdorohen në kohë reale. Për të fokusuar mendjet tona te detyra që kemi përpara — me përqendrim të ethshëm — nevojitet një përdorim produktiv i kohës.

Mendja mund të shpengojë kohë të çmuar të ngecur në funksione mekanike apo të zakonshme. Për shembull, mekanizmi i bërjes së dushit nuk është i vështirë. Në këtë kontekst, mendja është e lirë nga zgjidhja e problemit, të menduarit kritik apo krijimi i temave. Shumë nga mesazhet dhe leksionet e mia u ngjizën ndërsa bëja dush. Dikur kur luaja tej mase golf, zbulova që koha mes gjuajtjeve të topit të golfit, ishte një kohë fantastike për të hartuar mesazhet në kokën time.

Coram deo: Të jetosh përpara fytyrës së Perëndisë.

Ji i vetëdijshëm se ku do ta fokusosh mendjen tënde sot. Përpiqu të shpengosh kohë të çmuar të konsumuar nga funksionet mekanike dhe të zakonshme duke menduar për gjëra që kanë vlerë përjetësie.

E drejta e autorit © Shërbesat Ligonier. Merrni një libër falas nga R.C. Sproul në Ligonier.org/freeresource.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Using Your Time for God

Një plan leximi 4 ditor nga R.C. Sproul mbi përdorimin e kohës suaj për Perëndinë. Çdo ditë e këtij plani ju thërret të jetoni në praninë e Perëndisë, nën autoritetin e Perëndisë, për lavdinë e Perëndisë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën Ligonier që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni Ligonier.org/youversion