Ta përdorësh kohën tënde për PerëndinëShembull
Ta përdorësh kohën tënde në mënyrë produktive
Kur isha i vogël në shkollën fillore, shpesh më pyesnin: “Cila është lënda jote e preferuar?” Vazhdimisht përgjigja ime ishte një nga dy gjëra. Ose u thosha “pushimi” ose u thosha “palestra”. Përgjigja ime tregonte preferencat e mia. Preferoja lojën në vend të punës. Në të vërtetë, filozofia im fillestare në lidhje me pyetjet e famshme “Pse?” u zhvillua ndërsa po luaja duke shkuar në shkollë në majë të gishtave, duke imagjinuar që po ecja mbi litar në lartësi siç bëjnë në cirk.
E pyeta veten për kuptimin e jetës ku më duhej të kaloja pesë ditë të javës duke bërë atë që nuk desha të bëja vetëm e vetëm që të mund të luaja gjatë fundjavës. Gjithmonë isha një orë përpara fillimit të mësimit në oborrin e shkollës – jo sepse e kisha me qejf të madh mësimin dhe doja të isha i pari i klasës, por që të mund të “shpengoja” përditë një orë më shumë loje në fushën e lojës përpara se të binte zilja e shkollës. Për mua shpengimi i kohës do të thoshte të përfitoja minuta të çmuara loje nga orët e caktuara të punës.
Kam kuptuar që kur apostulli Pal i nxiti lexuesit e tij që të “[shpengonin] kohën, sepse ditët janë të mbrapshta” (Efes. 5:16), praktikat e mia nuk janë pikërisht ato që ai kishte ndërmend. E tija ishte një thirrje solemne që secili ta përdorte në mënyrë produktive kohën në punën e mbretërisë së Krishtit.
Coram deo: Të jetosh para fytyrës së Perëndisë
A e përdorni kohën tuaj në mënyrë produktive për mbretërinë e Perëndisë?
E drejta e autorit © Shërbesat Ligonier. Merrni një libër falas nga R.C. Sproul në Ligonier.org/freeresource.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një plan leximi 4 ditor nga R.C. Sproul mbi përdorimin e kohës suaj për Perëndinë. Çdo ditë e këtij plani ju thërret të jetoni në praninë e Perëndisë, nën autoritetin e Perëndisë, për lavdinë e Perëndisë.
More