Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjallëroje martesën tënde me pasion frymërorShembull

Breathe Spiritual Passion Into Your Marriage

DITA 2 NGA 7

“Duke pritur jetën që ka për të ardhur”

Pyet veten: në martesën time, sa shpesh gjendem në mes të grindjeve për gjëra që, në fund të fundit, nuk kanë vërtet rëndësi? Sa probleme martesore do të zgjidheshin nëse çiftet thjesht do të lexonin bashkë një herë në muaj Predikimin mbi Mal?

Kjo nuk do të thotë të përçmojmë gjërat e botës—nuk kemi pse ta bëjmë këtë—por është për të lartësuar gjërat e qiellit. Jonathan Eduartsi shkroi si një poet: “Etërit dhe nënat, burrat, gratë a fëmijët apo shoqëria e miqve tokësore, janë veçse hije; por kënaqja me Perëndinë është thelbi. Këta janë veçse rreze të shpërndara, por Perëndia është dielli. Këta janë veçse rrëke; por Perëndia është burimi. Këta janë veçse pika, por Perëndia është oqeani”.

E tërë kjo do të thotë që duhet të përpiqemi për të ruajtur fokusin tonë, përqendrimin tonë më të shkëlqyer; përndryshe, ne mund ta vendosim tërë fokusin tonë mbi synime më të vogla (por prapë të rëndësishme)—duke u përpjekur në përmirësimin e komunikimit tonë, në vënien në vijë të financave tona, në ruajtjen e freskët dhe argëtuese të romancës tonë e kështu me radhë. Ne duhet të kujtojmë se këto nuk janë thelbi i jetës dhe ato nuk janë synimi përfundimtar. Mbi të gjitha, siç na kujton Eduartsi, “

Nëse jetët tona nuk janë një udhëtim drejt qiellit, ato do të jenë një udhëtim drejt ferrit”. Nëse dëshiron vërtet që ta jetosh këtë, fol me partnerin tënd dhe/ose një grup miqsh të mirë një herë në muaj. Pyesni njëri-tjetrin: “Si po e ndikon shpresa e qiellit mënyrën se si e duam njëri-tjetrin, mënyrën se si po rritim fëmijët tanë, mënyrën se si i harxhojmë paratë tona dhe mënyrën se si e fokusojmë kohën tonë?”

* Si jeni ti dhe partneri yt duke e jetuar çdo ditë shpresën e qiellit? Nëse do të ruaje një perspektivë të përjetshme, si do e ndikonte kjo jetën tënde të përditshme?
Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Breathe Spiritual Passion Into Your Marriage

Marrë nga libri i tij i ri "Një dashuri për tërë jetën" Gary Thomas flet për qëllimin e përjetshëm të martesës. Mëso mënyra praktike të cilat ndihmojnë ta shndërrojnë martesën tënde në një marrëdhënie frymëzuese, që përhap jetë frymërore te të tjerët.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/a_lifelong_love/