Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjallëroje martesën tënde me pasion frymërorShembull

Breathe Spiritual Passion Into Your Marriage

DITA 1 NGA 7

“Perëndia si Vjehërr”

Kjo erdhi pothuaj si një paralajmërim dhe, sinqerisht, kisha nevojë për këtë në këtë kohë. Isha një bashkëshort i ri dhe gjatë një kohe intensive lutjeje, ndjeva që Perëndia po më thoshte shumë drejtpërdrejt që Lisa nuk ishte vetëm gruaja ime, por ajo ishte edhe bija e Tij dhe që unë duhet ta trajtoja atë në dritën e kësaj.

Ky ishte një çast zbulese për mua dhe forca e këtij depërtimi u shtua pasi u bëra me fëmijë. Nëse dëshiron të jesh në anën time të mirë, thjesht tregohu i mirë me një nga fëmijët e mi.

Anasjelltas, nëse do vërtet të më mërzitësh, ngacmo fëmijët e mi. Sillu keq me ta. Tensioni do të më rritet qoftë edhe nëse përmendet emri tënd, pasi do të ishte më mirë të ngatërroheshe me mua dhe me një nga fëmijët e mi.

Pra, kur kuptova që isha i martuar me një bijë të Perëndisë—dhe që ju, gra, jeni martuar me bij të Perëndisë—ndyshoi gjithçka se si e konsideroja martesën. Perëndia preket rreth gruas sime—bijës së Tij—në një mënyrë edhe më të shenjtë dhe më të pasionuar se mua për bijat e mia. Befas, martesa ime nuk ishte më vetëm për mua dhe një personi tjetër; ishte edhe një marrëdhënie me një partner të tretë të interesuar në mënyrë të pasionuar. Unë kuptova se një prej formave parësore të adhurimit gjatë tërë jetës sime do të ishte të nderoja Perëndinë duke u kujdesur për një grua e cila do të ishte gjithnjë, në mendjen e Tij hyjnore, “vajza e Tij e vogël”.

Ne i dëgjojmë shpesh pastorët duke folur për atësinë e Perëndisë, një doktrinë e vërtetë dhe e mrekullueshme. Por nëse do të ndryshosh martesën tënde, zgjeroje këtë analogji dhe kalo pak kohë duke përsiatur rreth Perëndisë si Vjehërr. Sepse kur martohesh me një besimtar(e), Ai është!

* A ke menduar ndonjëherë për partnerin tënd si bir/bijë e Perëndisë? Si e ndryshon kjo marrëdhënien tënde me të (si veprimet ashtu edhe qëndrimet)?
Dita 2

Rreth këtij plani

Breathe Spiritual Passion Into Your Marriage

Marrë nga libri i tij i ri "Një dashuri për tërë jetën" Gary Thomas flet për qëllimin e përjetshëm të martesës. Mëso mënyra praktike të cilat ndihmojnë ta shndërrojnë martesën tënde në një marrëdhënie frymëzuese, që përhap jetë frymërore te të tjerët.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/a_lifelong_love/