Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Shko Bëj Thuaj Jep: Liria e Dorëzimit tek JezusiShembull

Go Do Say Give: The Freedom Of Surrender To Jesus

DITA 7 NGA 7

Për Nderin dhe Lavdinë Tënde

T'ia dorëzojmë jetën tonë Jezusit nuk është një betim për përsosmëri; është një deklaratë besnikërie . Nuk është vetëm një moment në jetën tonë. Ёshtë një riorientim dhe përafrim i zemrave tona për të sjellë mendjet, emocionet dhe dëshirat tona ndaj nënshtrimit të përditshëm në planin dhe qëllimin e tij për ne. Jeta është një udhëtim në marrëdhënie me Jezusin, duke ndjekur atë në çdo hap të rrugës. Ne përjetojmë një jetë lirie dhe frytdhënëse duke e ndjekur atë çdo ditë me radhë.

Të mësosh të ndjekësh Jezusin kërkon përpjekje dhe praktikë, ashtu siç është të mësosh ndonjë gjë të re. Fillimi i çdo dite me një lutje dorëzimi është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur zemrën të bashkuar me atë që dëshiron Zoti . Mund të jetë e lehtë të humbasim në udhëtimin tonë shpirtëror - të çorientuar rreth vendit ku jemi apo si të rikthehemi në rrugën e duhur. Ne mund të humbasim ose ta mbërthejmë për arsye të ndryshme, dhe na duhet një mënyrë e thjeshtë për t'u rikthyer në shteg. Disa njerëz presin që kjo të ndodhë në shërbimin tjetër të kishës ose studimin e Biblës. Ndonjëherë duhet një krizë. Por ne nuk duhet të presim për të rivlerësuar në udhëtimin tonë.

Këtu është një mënyrë e përditshme dhe e thjeshtë për të rigjeneruar zemrat tona. Nëse ke praktikuar ndonjëherë ndonjë lloj sporti, e di që të gjithë kanë pozicionin e tyre "të gatshëm" ose fillestar. Është pozicioni i parë fillestar për të bërë atë që do të vijë më pas. Për shembull, në basketboll pozicioni i gatshëm quhet pozicioni i trefishtë i kërcënimit. Nga ai qëndrim, ti je në gjendje të kalosh, të hedhësh ose të driblosh kur të kesh topin. Me pak fjalë, ti je gati për çfarëdolloj veprimi tjetër që është më mirë.

Mendo për këtë lutje si pozicionin e gatshëm për udhëtimin tënd të përditshëm . Është një pozicion shpirtëror i dorëzimit të çfarëdo veprimi - shko, bëj, thuaj ose jep - atë që Jezusi kërkon prej teje atë ditë, në varësi të fuqisë së Frymës së Shenjtë që banon në ty, sesa thjesht të përpiqesh më shumë në forcën tënde.

Lutja është një mënyrë e thjeshtë për të përafruar zemrën tënde me të, me sytë e tu të përqendruar në të, këmbët e tua të vendosura për ta ndjekur atë dhe duart e tua të gatshme për t'i shërbyer atij në çfarëdo mënyre që të drejton sot.

Nëse nuk e ke bërë tashmë, do të përkulesh para Jezusit dhe të thuash që do t’i dorëzohesh atij, dhe me fuqinë e Frymës së Shenjtë do të shkosh, bësh, thuash dhe japësh per nderin dhe lavdinë e tij?

Dhe tani, bëje këtë një ushtrim ditor për t’iu dorëzuar atij. Dhe pse jo, ndaje vendimin tënd me një mik dhe inkurajoje atë të bëj të njëjtën gjë.

Përgëzime për mbarimin e këtij udhëtimi 7 ditor për të shkuar më thellë në dorëzim të Jezusit! Nëse dëshiron të zbulosh më shumë rreth kësaj lutje dhe si mund të ecësh në dorëzimin e Jezusit, ka më shumë në librin, "Shko, thuaj, jep", i disponueshëm tek kjo adresë http://crustore.org/go-do-say-give.html ose shko tek adresa e blogut tim http://KeithBubalo.com

Dita 6

Rreth këtij plani

Go Do Say Give: The Freedom Of Surrender To Jesus

Dorëzimi tek Jezusi është një moment përcaktues për jetën. Por çfarë do të thotë ky vendim dhe si e jetojmë atë çdo ditë? A është kjo vetëm për vendimet e mëdha të jetës, apo për personin super-shpirtëror? Frika, dështimet e mëparshme dhe keqkuptimi mund të na frenojnë. "Shko Bëj Thuaj Jep" është një premtim / lutje që shpalos se si të ndërmarrësh hapat e ardhshëm në udhëtimin tënd shpirtëror. Përjeto lirinë që vjen pas ndjekjes së Jezusit

More

Dëshirojmë të falenderojmë Cru që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.cru.org/us/en/pledge.html