Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Oswald Chambers: Gëzimi - Fuqia Në ZotinShembull

Oswald Chambers: Joy - Strength In The Lord

DITA 15 NGA 30

Është e lehtë të mos e vësh re një person, i cili me vullnet të lirë pranon qëllimin e Zotit Jezus Krisht për jetën e tij. Shumë prej nesh janë imitues të njerëzve të tjerë; ne shërbejmë si të krishterë sepse dikush na e ka kërkuar këtë. Ne duhet t'a marrim shërbesën tonë, e cila shërben për të dëshmuar hirin e ungjillit të Perëndisë, nga vetë Jezus Krishti jo nga të krishterët e tjerë. Gëzimi është rezultati i plotësimit perfekt të asaj për të cilën është krijuar një person. Është e nevojshme që vazhdimisht t'i rikthehemi asaj që Dhjata e Re na kërkon të pranojmë për vetveten. Detyra jonë e parë që kemi pranuar nuk është të ndihmojmë të tjerët por t'i bindemi Perëndisë, dhe kur pranojmë këtë detyrë, ne krijojmë një marrëdhënie me të përbuzurin dhe të braktisurin.

Perëndia gjendet pranë menjëherë dhe është aq i fuqishëm sa që gëzohem gjithmonë e më shumë duke i besuar Atij dhe shqetësohem gjithmonë e më pak për mënyrën se si ndihem.

Pyetje reflektimi: A po imitoj të tjerët me shërbimet e tyre për të shmangur zbulimin e shërbimit tim personal? Çfarë dëshmie më ka dhëne mua personalisht Perëndia dhe askujt tjetër? Çfarë mesazhi gëzimi më ka dhënë Perëndia të shpall?

Citimet janë marrë nga The Psychology of Redemption dhe Run Today’s Race, © Discovery House Publishers

Shkrimet e Shenjta

Dita 14Dita 16

Rreth këtij plani

Oswald Chambers: Joy - Strength In The Lord

Zbulo mençurinë e Oswald Chambers, autor i "Maksimumi im për më të lartën e Tij", në këtë thesar të njohjeve rreth gëzimit. Çdo lexim përmban citate nga Chambers së bashku me pyetje për reflektimin tënd personal. Ndërsa ai të frymëzon dhe të sfidon me mençurinë e tij të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë biblike, ti do të gjesh veten duke dashur të kalosh më shumë kohë duke komunikuar me Perëndinë.

More

We would like to thank Discovery House Publishers for providing this plan. For more information, please visit: www.utmost.org