Kantiku i Kantikëve 4:1-9
Kantiku i Kantikëve 4:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Si pëllumba sytë e tu për nën vellon tënde, flokët e tu si tufë dhish, shpatit të Gileadit, dhëmbët e tu si tufë delesh të qethura, të gjitha dalë nga larja, mbarsur me binjakë, se asnjëra s'mbet pa pjellë. Porsi fije të kuqe janë buzët e tua e joshëse goja jote. Porsi thelë shege janë mollëzat e tua për nën vellon tënde. Qafa jote, si kulla e Davidit, ndërtuar me shtresa, ku varen një mijë shqyte me tërë mburojat e burrave trimoshë. Dy gjinjtë e tu si dy kaproj binjakë të drenushës, kullotës ndër lilakë. Pa pushuar era e ditës e para se të zhduken hijet, do të shkoj mbi malin e mirrës e mbi kodrën e temjanit. Krejt e bukur je, o mikja ime, e asnjë të metë ti s'ke. Me mua, o nuse, me mua nga Libani eja, zbrit nga maja e Amanasë, nga majat e Senirit e Hermonit, nga strofujt e luanëve, nga malet e leopardëve. Ti ma vodhe zemrën, motërza ime, nuse, ti ma vodhe zemrën veç me një shikim, veç me njërin varg të gushores sate.
Kantiku i Kantikëve 4:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytë e tu prapa velit tënd janë si ato të pëllumbeshave; flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin në malin Galaad. Sa e bukur je, o mikja ime, sa e bukur je! Sytë e tu prapa velit tënd janë si ato të pëllumbeshave; flokët e tu janë si një kope dhish, që kullosin në malin Galaad. Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura, që kthehen nga vendi i larjes; të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë. Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura, që kthehen nga vendi i larjes; të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë. Buzët e tua janë si një fije e kuqe flakë, dhe goja jote është e këndshme; tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një thelë shege. Buzët e tua janë si një fije e kuqe flakë, dhe goja jote është e këndshme; tëmthat e tu prapa velit tënd janë si një thelë shege. Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri; mbi të cilën janë varur një mijë mburoja, të gjitha mburojat të njerëzve trima. Qafa jote është si kulla e Davidit, e ndërtuar për një armëri; mbi të cilën janë varur një mijë mburoja, të gjitha mburojat të njerëzve trima. Të dy gjinjtë e tu janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave, që kullosin midis zambakëve. Të dy gjinjtë e tu janë si dy kaproj të vegjël, binjake të gazelave, që kullosin midis zambakëve. Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin, do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit. Përpara se flladi i ditës të ndihet dhe hijet të ikin, do të shkoj në malin e mirrës dhe në kodrën e temjanit. Ti je e tëra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka në ty asnjë të metë. Ti je e tëra e bukur, mikja ime, dhe nuk ka në ty asnjë të metë. Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve. Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve. Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate. Ti më ke rrëmbyer zemrën, o motra ime, nusja ime; ti më ke rrëmbyer zemrën me një shikim të vetëm të syve të tu, me një gushore të vetme të qafës sate.