Psalmet 88:1-5
Psalmet 88:1-5 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
O Zot Perëndia i shpëtimit t’em, dit’ e nate thirra përpara teje; le të vijë përpara teje të falunitë t’em, ul veshinë tand mbë klithmët t’eme. Se u mbush me të këqia shpirti em, edhe jeta eme po afrohetë ndë vorrt. U ngjeha bashkë me ata qi sdrypinë ndë gropë, u bashë porsi njeri pa fuqi; lanë ndër të vdekunit, porsi të vramitë qi kanë ndë vorr, të cillëtë ti nukë kuiton ma, edhe u këputnë prei dorësë s’ate.
Psalmet 88:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ZOT, Perëndia i shpëtimit tim, ty të thërras ditë e natë. Lutja ime mbërrittë te ti, vëri vesh kujës sime. Më është mbushur shpirti me të këqija, jeta ime është pranë skëterrës. Më radhitin me ata që kallen në varr, jam bërë si njeri pa forcë.
Psalmet 88:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje. Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time, sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol. Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë. Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.