Psalteri 88
88
Psallmë kankë për të bijt e Koreut, mbë të parinë kankatuer mbi Mahalath-leannoth, Mashhil i Heman Ezrahitit.
1O Zot Perëndia i shpëtimit t’em, dit’ e nate thirra përpara teje;
2le të vijë përpara teje të falunitë t’em, ul veshinë tand mbë klithmët t’eme.
3Se u mbush me të këqia shpirti em, edhe jeta eme po afrohetë ndë vorrt.
4U ngjeha bashkë me ata qi sdrypinë ndë gropë, u bashë porsi njeri pa fuqi;
5lanë ndër të vdekunit, porsi të vramitë qi kanë ndë vorr, të cillëtë ti nukë kuiton ma, edhe u këputnë prei dorësë s’ate.
6Më vunë ndë gropë fort të poshtëme, ndë erresinë e ndë thellësina.
7Zemërimi yt qindroi mbi mue, edhe solle mbi mue valët e tua. Selah.
8Mërgove prei meje të ngjofunit’ e mi, më bane ndynësinë ndër ata, u mbylla, e s’mundem me dalë.
9Synit t’em iu pre fuqia prei shtrëngimit: thirra mbë tyi, o Zot, gjithë ditënë shtrina duert’ e mia mbë tyi.
10Mos ke me bamë mërekulli mbë të vdekunit? Apor të vdekunitë kanë me u ngjallunë, edhe kanë me të lavduruem? Selah.
11Mos kanë me treguem përdëlliminë tand ndë vorrt,edhe të dreitënë tande ndë prishëjet?
12Mos kanë me u ngjofunë mërekullit’ e tua ndë errësinë, edhe dreitënia jote ndë vend të harrimit?
13Por unë thirra mbë tyi, o Zot, edhe ndë mëngjes të falunitë t’em ka me të mbërrimë.
14Përse heth tej shpirtinë t’em, o Zot, këthen mbënjanë faqenë tande prei meje?
15Jam i vobek edhe ndë mundime vdeke çë prei dielmënisë s’eme, po heq prei frikavet tua, edhe po vras mendëjenë.
16Zemërimet’ e tu shkuenë mbi mue, edhe frikat’ e tua më rrënuenë,
17më qerthulluenë porsi ujë gjithë ditënë, më qarkuenë bashkë.
18Mërgove prei meje të dashuninë edhe mikunë, të ngjofunit’ e mi ndë errësinë.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 88: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.