Psalteri 87
87
Psallmë kanke për të bijt e Koreut.
1Themelet’ e ati janë ndë malet të shenjtënuem.
2Zoti do dyert’ e Sionësë ma tepërë se gjithë tendat’ e Iakobit.
3Fjalë të lavdueme u folnë për tyi, o qytet i Perëndisë. Selah.
4Kam me kuituem Rahabën’ edhe Babylonënë ndër ata qi më ngjofinë: qe Palestina, edhe Tyra, bashkë me Ethiopinë, kyi leu atie.
5Edhe për Sionënë kanë me thanë: Akë-kush e akë-kush leu nd’ate, edhe ai i Nalti ka me e forcuem.
6Zoti, kur të shkruejë emënat’ e popujvet, ka me treguem, se kyi leu atie. Selah.
7Edhe kankatorëtë, edhe ata qi u bienë organavet, kanë me thanë, gjithë bunimet’ e mi janë te ti.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 87: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.