Psalteri 88:1-5
Psalteri 88:1-5 PSGEKK1872
O Zot Perëndia i shpëtimit t’em, dit’ e nate thirra përpara teje; le të vijë përpara teje të falunitë t’em, ul veshinë tand mbë klithmët t’eme. Se u mbush me të këqia shpirti em, edhe jeta eme po afrohetë ndë vorrt. U ngjeha bashkë me ata qi sdrypinë ndë gropë, u bashë porsi njeri pa fuqi; lanë ndër të vdekunit, porsi të vramitë qi kanë ndë vorr, të cillëtë ti nukë kuiton ma, edhe u këputnë prei dorësë s’ate.