Psalmet 33:16-22
Psalmet 33:16-22 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Mbëreti nukë shpëton prei të shumësë ushtërisë, as burr’ i fortë nukë shpëton prei trimënisë madhe. Kot ashtë kali për shpëtim, edhe s’ka me shpëtuem me anë të shumësë fuqisë vet. Qe syni i Zotit tek ashtë mbi ata qi kanë frikë atë, mbi ata qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati, qi të shpëtojë shpirtin’ e atyne prei vdekësë, edhe t’u ruejë jetënë ndë kohë unie. Shpirti ynë pret Zotinë, ai ashtë ndifmësi ynë, edhe mburonja jonë. Se për atë ka me u gëzuem zemëra jonë, sepse shpëryem mb’emënit t’ati të shenjtënueminë. U baftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikurse shpëryem mbë tyi.
Psalmet 33:16-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nuk shpëton mbreti falë ushtrisë së madhe e as luftëtari trim falë fuqisë së tij të madhe. Më kot e pret shpëtimin prej kalit, forca e tij e madhe nuk do ta shpëtojë. Ja, sytë e ZOTIT janë mbi ata që e druajnë, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij, që t'ua çlirojë shpirtin nga vdekja, që t'i mbajë gjallë në kohë urie. Shpirti ynë pret ZOTIN, ai është ndihma dhe mburoja jonë. Në të gëzon zemra jonë, në emrin e tij të shenjtë kemi besim. Qoftë mbi ne, o ZOT, mirësia jote, sikurse kemi shpresuar në ty.
Psalmet 33:16-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe. Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku. Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij, për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie. Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë. Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë. Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.