Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 33:16-22

Psalteri 33:16-22 PSGEKK1872

Mbëreti nukë shpëton prei të shumësë ushtërisë, as burr’ i fortë nukë shpëton prei trimënisë madhe. Kot ashtë kali për shpëtim, edhe s’ka me shpëtuem me anë të shumësë fuqisë vet. Qe syni i Zotit tek ashtë mbi ata qi kanë frikë atë, mbi ata qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati, qi të shpëtojë shpirtin’ e atyne prei vdekësë, edhe t’u ruejë jetënë ndë kohë unie. Shpirti ynë pret Zotinë, ai ashtë ndifmësi ynë, edhe mburonja jonë. Se për atë ka me u gëzuem zemëra jonë, sepse shpëryem mb’emënit t’ati të shenjtënueminë. U baftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikurse shpëryem mbë tyi.