Psalteri 33
33
1Gëzohi për Zotinë, o të dreitë, të dreitëvet u ka hie lavdurim.
2Lavduroni Zotinë me qitharë, psallni ati me psallter me dhetë kordhëza.
3Këndoni ati kankë të re, bini-u mirë organavet tuei me brohori.
4Se fjala e Zotit asht’ e dreitë, edhe gjithë punët’ e ati janë me të vërtetë.
5 Ai do dreitëni edhe gjyq; dheu ashtë plot me përdëllimin’ e Zotit.
6Prei fjalësë Zotit u banë qilltë, edhe gjithë ushtëria e atyneve prei frymësë gojës’ ati.
7Mbëlodhi ujënat’ e detit porsi grumbullë, vuni abyssatë ndë thesore.
8Le të druejë Zotinë gjithë dheu, le të dridhenë prei ati gjithë vendësit’ e botësë.
9Se ai tha, edhe u ba, ai urdhënoi edhe qindroi.
10Zoti nxier të kotë këshillën’ e kombevet, këthen përmbys mendimet’ e popujvet.
11 Por këshilla e Zotit mbet për gjithë jetënë, mendimet’ e zemërës’ ati bres mbas brezi.
12Lum ai komp, të cillit Perëndia ashtë Zoti, ai popull, të cillinë sgjodhi për trashigimin’ e vet.
13Zoti shtiu sytë kah qielli, pa gjithë të bijt’ e njerëzëvet.
14Prei vendit qi rri vetë shikon gjithë vendësit’ e dheut.
15 I cilli gatoi si nji nji zemërat’ e atyne, ngjef gjithë punët’ e atyne.
16Mbëreti nukë shpëton prei të shumësë ushtërisë, as burr’ i fortë nukë shpëton prei trimënisë madhe.
17Kot ashtë kali për shpëtim, edhe s’ka me shpëtuem me anë të shumësë fuqisë vet.
18Qe syni i Zotit tek ashtë mbi ata qi kanë frikë atë, mbi ata qi shpërejënë mbë përdëllimt t’ati,
19qi të shpëtojë shpirtin’ e atyne prei vdekësë, edhe t’u ruejë jetënë ndë kohë unie.
20Shpirti ynë pret Zotinë, ai ashtë ndifmësi ynë, edhe mburonja jonë.
21Se për atë ka me u gëzuem zemëra jonë, sepse shpëryem mb’emënit t’ati të shenjtënueminë.
22U baftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikurse shpëryem mbë tyi.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 33: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.