Psalteri 32
32
Psallm’ e Davidit. Mashhil.
1Lum kuit iu ndëjye pa-udhënia, edhe iu mbulue faji.
2Lum ai njeri, qi s’i numëron faj Zoti, edhe s’ka gënjeshtrë ndë frymët t’ati.
3Kur pushova, u vietëruenë eshtënat’ e mia prei klithmësë s’eme gjithë ditënë,
4sepse nat’ e ditë u randue dora jote mbi mue, lagësina eme u këthye mbë thatësinë vere. Selah.
5Të dëfteva fajinë t’em, edhe s’mpëshefa pa-udhëninë t’eme; thashë: Kam me i rëfyem Zotit pa-udhëniat’ e mia: edhe ti fale pa-udhënin’ e fajit t’em. Selah.
6Përandai qish do i dreitë ka me t’u falunë ndë kohë qi duhetë, por ndë përmbytëje shumë ujënash, s’kanë me i prekun’ ati.
7Ti je mpshtetëja eme, ke me më rueitunë prei shtrëngimit, ke me më qarkuem me gëzim shpëtimi. Selah.
8Unë kam me të dhanë mend, edhe kam me të mësuem nd’atë udhë qi duhetë me ecunë: kam me të këshilluem, syni emka me qenunë mbë tyi.
9Mos u bani si kalë, a si mushkë, qi s’kanë mend, të cillavet goja duhetë me u mbaitunë me gojëzë e me fre, tietrazi s’kishinë me u afëruem te ti.
10Thuprat’ e të pa-besit janë shumë, por atë qi shpëren mbë Zotinë, ka me e qarkuen përdëllim.
11Gëzohi për Zotinë, edhe gazmohi, o të dreitë, edhe brohorini, ju gjithë zemërë-dreitëtë.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalteri 32: PSGEKK1872
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.