Psalmet 22:3-10
Psalmet 22:3-10 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Por ti je Shenjti, i cilli rri ndërmiet lavdimevet Israelit. Atënitë tanë shpëryenë mbë tyi, shpëryemë, edhe i rueite. Klithnë mbë tyi, edhe shpëtuenë; shpëryenë mbë tyi, edhe s’u turpënuenë. Por unë jam krymp, e jo njeri, shpërderim njerëzish, edhe të përqeshunë populli. Gjithë sa më shofinë, më përdredhinë buzëtë, flasinë me buzë, tundinë kryetë, tue thanë: Shpëreu mbë Zotinë, le ta lirojë, le ta shpëtojë, sepse e do. Por ti je ai qi më shkite prei barkut, shpëresa eme çë prei sisavet amësë s’eme. Mbë tyi u hodha prei shtratit barkut: ti je Perëndia em çë prei barkut amësë s’eme.
Psalmet 22:3-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O Perëndia im, të thërras ditën, por nuk më përgjigjesh, edhe natën e prehje nuk gjej. Ti, pra, je i Shenjti, ai që përlëvdon Izraeli. Te ti shpresuan etërit tanë, te ti shpresuan e i çlirove. Ty të thirrën e shpëtuan, te ti shpresuan e nuk u turpëruan. Krimb e jo njeri jam unë, turp për njerëzit, tallje për popullin. Më shohin e tallen me mua, shtrembërojnë buzët e kokat tundin. «T'i drejtohet ZOTIT», thonë, «le ta çlirojë, ta shpëtojë, meqë e dashka». Ti më nxore nga barku amënor, shpresa ime ti ishe që në gji të nënës sime.
Psalmet 22:3-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit. Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar. Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen. Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit. Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën, duke thënë: "Ai i ka besuar Zotit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do". Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënës; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi gjinjtë e nënës sime. Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënës sime.