Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalteri 22:3-10

Psalteri 22:3-10 PSGEKK1872

Por ti je Shenjti, i cilli rri ndërmiet lavdimevet Israelit. Atënitë tanë shpëryenë mbë tyi, shpëryemë, edhe i rueite. Klithnë mbë tyi, edhe shpëtuenë; shpëryenë mbë tyi, edhe s’u turpënuenë. Por unë jam krymp, e jo njeri, shpërderim njerëzish, edhe të përqeshunë populli. Gjithë sa më shofinë, më përdredhinë buzëtë, flasinë me buzë, tundinë kryetë, tue thanë: Shpëreu mbë Zotinë, le ta lirojë, le ta shpëtojë, sepse e do. Por ti je ai qi më shkite prei barkut, shpëresa eme çë prei sisavet amësë s’eme. Mbë tyi u hodha prei shtratit barkut: ti je Perëndia em çë prei barkut amësë s’eme.