Psalmet 22:14-18
Psalmet 22:14-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kanë hapur gojën kundër meje, si luani që shqyen e ulërin. Jam derdhur si uji, eshtrat më janë shpërbërë krejt, zemra më është shkrirë si dylli, më është tretur brenda kraharorit. Fuqia më është tharë si tjegulla e gjuha më është ngjitur për qiellze, më ke hedhur në pluhurin e vdekjes. Më kanë rrethuar qentë e lukuni keqbërësish më kanë vënë në mes, duart e këmbët m'i kanë shpuar. Të gjitha kockat më numërohen, m'i kanë ngulur sytë e më vështrojnë.
Psalmet 22:14-18 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
U derdha porsi ujë, edhe gjith’ eshtënat’ e mia u sbërthyenë, zemëra eme u ba porsi qiri, tretunë ndë miedis të zorrëvet mia. Fuqia eme u tha porsi guacë, edhe gjuha eme u ngjit ndë gurrmast t’em, edhe ti më sdrype ndë baltë të vdekësë. Sepse më qarkuenë qen, përmbëledhëje të këqijsh më rrethuenë, shpuenë duert’ e mia edhe kambët’ e mia. Mundem me ngjefunë gjith’ eshtënat’ e mia, këta më shtinë syt’ e më shikojënë. Danë petëkat’ e mia për vetëvetëhet, edhe shtinë shortë mbë petkunë t’em.
Psalmet 22:14-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia. Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes. Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët. Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin. Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.