Psalmet 119:81-128
Psalmet 119:81-128 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shpirti im digjet për shpëtimin tënd, në fjalën tënde kam shpresuar. Sytë po më treten për fjalën tënde, prandaj thashë: «Kur do të më ngushëllosh?». Jam bërë si caliku i tharë në tym, por rregullat e tua s'i kam harruar. Edhe sa ditë i kanë mbetur shërbëtorit tënd? Kur do t'ua bësh gjyqin përndjekësve të mi? Kryelartët kanë hapur gropa për mua, ata që s'jetojnë sipas ligjit tënd. Tërë urdhërimet e tua janë të vërteta; po më përndjekin pa të drejtë, ndihmomë! Desh më plandosën përtokë, por unë s'i braktisa porositë e tua. Jepmë jetë sipas mirësisë sate dhe dëshmitë e gojës sate do t'i ruaj. Përgjithmonë, o ZOT, fjala jote qëndron në qiej. Besnikëria jote është brez pas brezi, ti e themelove tokën e ajo mbahet fort. Me urdhrin tënd qëndrojnë deri më sot, se gjithçka është në shërbimin tënd. Po të mos ishte ligji yt kënaqësia ime, do të kisha humbur në mjerim. Porositë e tua nuk do t'i harroj kurrë, se përmes tyre më ke mbajtur gjallë. Yti jam unë, shpëtomë, se porositë e tua i kërkoj. Të paudhët presin të më shkatërrojnë, por unë përsiat dëshmitë e tua. Çdo përsosmërie ia kam parë cakun, por urdhërimi yt është i gjerë pa fund. Sa shumë e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e përsiat! Urdhërimi yt më bën më të urtë se armiqtë, se është përherë me mua. Jam më i ditur se të gjithë mësuesit e mi, sepse dëshmitë e tua janë përsiatja ime. Jam më i mençur edhe se pleqtë, sepse mbaj porositë e tua. I kam shmangur këmbët nga çdo udhë e keqe, që të ruaj fjalën tënde. Prej vendimeve të tua nuk jam shmangur, sepse më ke mësuar ti. Sa të ëmbla fjalët e tua për qiellzën time, më të ëmbla se mjalti në gojën time! Prej porosive të tua bëhem më i mençur, prandaj e urrej çdo udhë të gënjeshtërt. Fjala jote është llambë për këmbën time, dritë për shtegun tim. Jam betuar e fjalën do ta mbaj: vendimet e tua të drejta do t'i ruaj. Jam munduar së tepërmi, o ZOT, jepmë jetë sipas fjalës sate! Pranoji, o ZOT, zotimet e gojës sime dhe mësomë vendimet e tua. Jeta ime është përherë në rrezik, por ligjin tënd nuk e harroj. Të paudhët më kanë ngritur kurth, por nuk u jam shmangur porosive të tua. Dëshmitë e tua janë trashëgimia ime përjetë, se ato janë gëzimi i zemrës sime. E kam vendosur në zemrën time, që rregullat e tua t'i zbatoj përjetë, deri në fund. I urrej ata që janë me dy fytyra, por e dua ligjin tënd. Ti je streha dhe mburoja ime, shpresoj në fjalën tënde. Largohuni prej meje, o ju që bëni të keqen, që të zbatoj urdhërimet e Perëndisë tim. Përkrahmë sipas fjalës sate, që të jetoj, e mos lejo të më shuhen shpresat. Mbamë fort e do të shpëtoj, rregullat e tua do t'i kem përherë në mendje. Ti i hedh poshtë të gjithë sa u shmangen rregullave të tua, se ata janë plot gënjeshtër e mashtrim. Gjithë të këqijtë i zhbin si zgjyrë nga faqja e dheut, prandaj unë i dua dëshmitë e tua. Më dridhet mishi prej frikës sate, prej gjykimeve të tua më zë tmerri. Kam vepruar me gjykim e drejtësi, mos më lër në dorë të shtypësve të mi. Bëhu dorëzanë për të mirën e shërbëtorit tënd, që të mos më shtypin kryelartët. Sytë po më treten për shpëtimin tënd e për fjalën e drejtësisë sate. Vepro me shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate e mësomë rregullat e tua. Shërbëtori yt jam unë, bëmë të kuptoj, që t'i njoh dëshmitë e tua. Është koha të veprosh, o ZOT, se e kanë thyer ligjin tënd. Prandaj i dua urdhërimet e tua, më shumë se arin, arin e kulluar. Prandaj i mbaj si të drejta gjithë porositë e tua dhe e urrej çdo udhë të gënjeshtërt.
Psalmet 119:81-128 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Më digjetë shpirti për shpëtiminë tand, shpëreva mbë fjalët tande. Më ranë sytë për fjalënë tande, tue thanë: Kurë ke me më ngushullumë? Sepse u bashë porsi shakulli ndë tym, po s’harrova urdhënimet’ e tu. Sa janë ditt’ e shërbëtorit t’yt? Kurë ke me bamë gjyq kundrë atyne qi më ndiekinë? Madhështorëtë rëmunë gropë për mu, të cillëtë s’janë mbas ligjësë s’ate. Gjithë porosit’ e tua janë të vërteta, pa udhë më ndiekinë, ndif-më. Për pak desh më rrenunë përdhe, po unë nukë hoqa dorë prei porosivet tua. Ep-më frymë të gjallë mbas përdëllimit t’yt, ende kam me ruitunë deshmimet’ e gojësë s’ate. Për gjithë jetënë, o Zot, fjala jote mbet ndë qill, e vërteta jote bres mbas brezi; themelove dhenë, ende qindron. Mbas urdhënimesh tu mbesinë ngjer mbë sot, se të tanë janë shërbëtorët’ e tu. Ligja jote të mos ishte mendimi em, atëherë do të humbiem ndë shtrëngim t’em. Për gjithë jetënë s’kam me harrumë porosit’ e tua, sepse me ato më dhe frymë të gjallë. Unë jam yti, shpëto-më, se kërkova urdhënimet’ e tu. Të pabesëtë më pritnë, për me më prishunë, po unë kam me u mbaitunë vesh deshmimevet tu. Mbë çdo gja të mbarume pashë fund, po porosia jote ashtë fort e gjanë. Sa e du ligjënë tande! Gjithë ditën’ e shkoj ndër mend. Më bane ma të mençim se anëmiqt’ e mi, me anë t’urdhënimevet tu, se janë përherë bashkë me mu. Jam ma i mençim se gjith’ ata qi më mësojënë, se shkoj ndër mend deshmimet’ e tu. Jam ma i mençim se pleqtë, se ruita porosit’ e tua. Ndala kambët’ e mia prei çdo udhë të keqe, për me ruitunë fjalënë tande. Nukë dola jashtë prei gjyqesh tu, se ti më mësove. Sa të ambëla janë fjalët’ e tua ndë gurmast t’em! Ma tepërë se mialta ndë gojët t’eme. Prei porosivet tua u bana i mençim, përandai mora mëni çdo udhë të shtrembëtë. Fjala jote ashtë kandile ndër kambët të mia, ende dritë nd’udhët të mia. Bana be, ende do të qindroj me ruitunë gjyqet’ e dreitënisë s’ate. Hoqa keq fort; o Zot, ep-më frymë të gjallë mbas fjalësë s‘ate. Prit pra dhunëtiat’ e gojësë s’eme, o Zot, qi t’i bie me dashunim, ende mëso-më gjyqet’ e tu. E kam shpirtinë kur-do n’dorë, po s’harrova ligjënë tande. Të pabesëtë më ngrefnë kurth, po unë nukë dola jashtë porosivet tua. Trashigova deshmimet’ e tu për gjithë jetënë, se këto janë gëzim’ i zemrësë s’eme. Ula zemrënë t’eme për me bam’ urdhënimet’ e tu përherë ngjer ndë fund. Mora mëni mendimet’ e shtrembëtë, ende desha ligjënë tande. Ti je ndifmësi em, ende mburonjësi em, shpërej mbë fjalët tande. Largohi prei meje, ju të këqijtë, sepse kam me ruitunë porosit’ e Perëndisë t’em. Ndif-më mbas fjalësë s’ate, ende kam me rrumë, ende mos më turpëno mbë shpëresët t’eme. Ndif-më, ende kam me shpëtumë, ende kam me pasunë ndër mend kurdo urdhënimet’ e tu. Ti shkelmove gjith’ ata qi dalinë jasht’ urdhënimevet tu, se gënjeshtra e atyne asht’ e kotë. Heth tej gjithë të këqijt’ e dheut, porsi plehe, andai desha deshmimet’ e tu. M’u droth mishi prei frikësë s’ate, ende u frikushë prei gjyqevet tu. Bana gjyq e dreitëni, mos më ep n’dorë t’atyne qi më bajënë punë pa udhë. Bahu dorë-zanës shërbëtorit t’yt për të mirë, le të mos më shtrëngojënë madhështorëtë. Më ranë sytë për shpëtiminë tand, ende për fjalën’ e dreitënisë s’ate. Ban bashkë me shërbëtorinë tand mbas përdëllimit t’yt, ende mëso-më urdhënimet’ e tu. Unë jam shërbëtori yt, ban-më të mençim, ende kam me ngjoftunë deshmimet’ e tu. Ashtë kohë për me punumë Zoti, prishnë ligjënë tande. Përandai desha porosit’ e tua përmbi arinë, ende përmbi arin’ e kullumë. Andai ngjofta të dreita gjithë porosit’ e tua për çdo gja, ende mora mëni çdo udhë të shtrembëtë.
Psalmet 119:81-128 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shpirti im digjet për shpëtimin tënd, në fjalën tënde kam shpresuar. Sytë po më treten për fjalën tënde, prandaj thashë: «Kur do të më ngushëllosh?». Jam bërë si caliku i tharë në tym, por rregullat e tua s'i kam harruar. Edhe sa ditë i kanë mbetur shërbëtorit tënd? Kur do t'ua bësh gjyqin përndjekësve të mi? Kryelartët kanë hapur gropa për mua, ata që s'jetojnë sipas ligjit tënd. Tërë urdhërimet e tua janë të vërteta; po më përndjekin pa të drejtë, ndihmomë! Desh më plandosën përtokë, por unë s'i braktisa porositë e tua. Jepmë jetë sipas mirësisë sate dhe dëshmitë e gojës sate do t'i ruaj. Përgjithmonë, o ZOT, fjala jote qëndron në qiej. Besnikëria jote është brez pas brezi, ti e themelove tokën e ajo mbahet fort. Me urdhrin tënd qëndrojnë deri më sot, se gjithçka është në shërbimin tënd. Po të mos ishte ligji yt kënaqësia ime, do të kisha humbur në mjerim. Porositë e tua nuk do t'i harroj kurrë, se përmes tyre më ke mbajtur gjallë. Yti jam unë, shpëtomë, se porositë e tua i kërkoj. Të paudhët presin të më shkatërrojnë, por unë përsiat dëshmitë e tua. Çdo përsosmërie ia kam parë cakun, por urdhërimi yt është i gjerë pa fund. Sa shumë e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e përsiat! Urdhërimi yt më bën më të urtë se armiqtë, se është përherë me mua. Jam më i ditur se të gjithë mësuesit e mi, sepse dëshmitë e tua janë përsiatja ime. Jam më i mençur edhe se pleqtë, sepse mbaj porositë e tua. I kam shmangur këmbët nga çdo udhë e keqe, që të ruaj fjalën tënde. Prej vendimeve të tua nuk jam shmangur, sepse më ke mësuar ti. Sa të ëmbla fjalët e tua për qiellzën time, më të ëmbla se mjalti në gojën time! Prej porosive të tua bëhem më i mençur, prandaj e urrej çdo udhë të gënjeshtërt. Fjala jote është llambë për këmbën time, dritë për shtegun tim. Jam betuar e fjalën do ta mbaj: vendimet e tua të drejta do t'i ruaj. Jam munduar së tepërmi, o ZOT, jepmë jetë sipas fjalës sate! Pranoji, o ZOT, zotimet e gojës sime dhe mësomë vendimet e tua. Jeta ime është përherë në rrezik, por ligjin tënd nuk e harroj. Të paudhët më kanë ngritur kurth, por nuk u jam shmangur porosive të tua. Dëshmitë e tua janë trashëgimia ime përjetë, se ato janë gëzimi i zemrës sime. E kam vendosur në zemrën time, që rregullat e tua t'i zbatoj përjetë, deri në fund. I urrej ata që janë me dy fytyra, por e dua ligjin tënd. Ti je streha dhe mburoja ime, shpresoj në fjalën tënde. Largohuni prej meje, o ju që bëni të keqen, që të zbatoj urdhërimet e Perëndisë tim. Përkrahmë sipas fjalës sate, që të jetoj, e mos lejo të më shuhen shpresat. Mbamë fort e do të shpëtoj, rregullat e tua do t'i kem përherë në mendje. Ti i hedh poshtë të gjithë sa u shmangen rregullave të tua, se ata janë plot gënjeshtër e mashtrim. Gjithë të këqijtë i zhbin si zgjyrë nga faqja e dheut, prandaj unë i dua dëshmitë e tua. Më dridhet mishi prej frikës sate, prej gjykimeve të tua më zë tmerri. Kam vepruar me gjykim e drejtësi, mos më lër në dorë të shtypësve të mi. Bëhu dorëzanë për të mirën e shërbëtorit tënd, që të mos më shtypin kryelartët. Sytë po më treten për shpëtimin tënd e për fjalën e drejtësisë sate. Vepro me shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate e mësomë rregullat e tua. Shërbëtori yt jam unë, bëmë të kuptoj, që t'i njoh dëshmitë e tua. Është koha të veprosh, o ZOT, se e kanë thyer ligjin tënd. Prandaj i dua urdhërimet e tua, më shumë se arin, arin e kulluar. Prandaj i mbaj si të drejta gjithë porositë e tua dhe e urrej çdo udhë të gënjeshtërt.
Psalmet 119:81-128 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde. Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?". Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua. Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin? Mendjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd. Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë. Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua. Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate. Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejt. Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston. Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd. Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim. Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën. Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua. Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua. Pashë caqet e çdo gjëje të përsosur, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak. Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën. Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua. Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime. Kam më tepër zgjuarsi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua. Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde. Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar. Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time. Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarsinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti. Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim. Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta. Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate. O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua. Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd. Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga urdhërimet e tua. Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime. Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund. Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd. Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde. Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim. Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time. Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi. Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër. Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua. Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua. Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi. Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mendjemëdhenjtë të më shtypin. Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate. Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua. Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua. Është koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd. Për këtë arsye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar. Për këtë arsye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.