Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ligji i Përtërirë 11:11-24

Ligji i Përtërirë 11:11-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)

Ndërsa toka në të cilën po hyni për ta pushtuar është një vend me male e lugina që ujiten nga shiu i qiellit. ZOTI, Perëndia yt, kujdeset për të. Sytë e ZOTIT, Perëndisë tënd, janë mbi të që nga fillimi e deri në fund të vitit. Nëse i mbani me të vërtetë urdhërimet, që po ju jap sot, për ta dashur ZOTIN, Perëndinë tuaj, e për t'i shërbyer me gjithë zemër e shpirt, ai do t'i japë tokës suaj shiun e duhur, shiun e vjeshtës e shiun e pranverës e ju do të mblidhni drithin, mushtin e vajin tuaj. Do t'i bëjë fushat të gjelbërojnë për kafshët tuaja e ju do të hani e ngiheni. Se mos ju gënjen mendja e largoheni dhe u shërbeni e adhuroni perëndi të tjerë! Përndryshe, zemërimi i ZOTIT do të ndizet kundër jush. Do të ta ndryjë qiellin që të mos ketë shi. Toka nuk do të japë fryt e ju do të zhbiheni menjëherë prej tokës së mirë që po ju jep ZOTI. Rrënjosini këto fjalë në zemër e në shpirt. Lidhini si shenjë në dorë e si shirita në ballë. Mësojuani fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj. Shkruaji mbi shtalkat e shtëpive e mbi portat tuaja, që ju e fëmijët tuaj të jetoni në tokën për të cilën ZOTI iu betua t'u jepte etërve tuaj, për aq sa qielli është përmbi tokë. Nëse i mbani me të vërtetë të gjitha këto urdhërime, që po ju urdhëroj t'i zbatoni, nëse e doni ZOTIN, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij e duke u mbajtur fort pas tij, atëherë ZOTI do t'i zbojë para jush tërë këto kombe e ju do të pushtoni kombe më të mëdha e më të fortë se vetja. Çdo vend që do të shkelë shputa e këmbës suaj do t'ju përkasë juve. Kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban e nga lumi Eufrat deri në detin perëndimor.

Ligji i Përtërirë 11:11-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)

por vendi ku jeni duke hyrë për ta pushtuar është një vend me male dhe lugina, që thith ujin e shiut që vjen nga qielli; një vend për të cilin Zoti, Perëndia yt, ka kujdes dhe mbi të cilin i janë drejtuar vazhdimisht sytë e Zotit, Perëndisë tënd, fillimi i vitit deri në mbarim të tij. Por në rast se do t'i bindeni me kujdes urdhërimeve të mia që ju jap sot, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, dhe duke i shërbyer me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, do të ndodhë që unë do t'i jap vendit tuaj shiun në kohën e duhur, shiun e parë dhe shiun e fundit, që ti të mbledhësh grurin, verën dhe vajin tënd; dhe do të bëj që të rritet edhe bari në fushat e tua për bagëtinë tënde, dhe ti do të hash dhe do të ngopesh. Kini kujdes që zemra juaj të mos mashtrohet dhe të mos largoheni nga rruga e drejtë, duke shërbyer dhe u përulur para perëndive të tjera; sepse në këtë rast do të ndizet zemërimi i Zotit dhe ai do të mbyllë qiejt dhe nuk do të ketë më shi, toka nuk do të japë prodhimet e saj dhe ju do të vdisni shpejt në vendin e mirë që Zoti po ju jep. Do t'i shtini këto fjalë në zemrën dhe në mendjen tuaj, do t'i lidhni si një shenjë në dorë dhe do të jenë si ballore midis syve; do t'ua mësosh bijve tuaj, duke u folur për to kur rri ulur në shtëpinë tënde, kur ecën rrugës, kur rri shtrirë dhe kur çohesh; do t'i shkruash në shtalkat e shtëpi tënde dhe mbi portat e tua, me qëllim që ditët tuaja dhe ditët e bijve tuaj, në vendin që Zoti është betuar t'u japë etërve tuaj, të jenë të shumta si ditët e qiellit mbi tokë. Sepse, duke respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet që unë ju urdhëroj të zbatoni në praktikë, duke dashur Zotin, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij dhe duke qenë të lidhur ngushtë me të, Zoti do të dëbojë para jush të gjitha kombet dhe ju do të shtini në dorë kombe më të mëdha dhe më të fuqishme se ju. Çdo vend që do të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji; kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban, dhe nga lumi, lumi Eufrat, deri në detin perëndimor.