Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ligji i përtërirë 11:11-24

Ligji i përtërirë 11:11-24 AL1

Ndërsa toka në të cilën po hyni për ta pushtuar është një vend me male e lugina që ujiten nga shiu i qiellit. ZOTI, Perëndia yt, kujdeset për të. Sytë e ZOTIT, Perëndisë tënd, janë mbi të që nga fillimi e deri në fund të vitit. Nëse i mbani me të vërtetë urdhërimet, që po ju jap sot, për ta dashur ZOTIN, Perëndinë tuaj, e për t'i shërbyer me gjithë zemër e shpirt, ai do t'i japë tokës suaj shiun e duhur, shiun e vjeshtës e shiun e pranverës e ju do të mblidhni drithin, mushtin e vajin tuaj. Do t'i bëjë fushat të gjelbërojnë për kafshët tuaja e ju do të hani e ngiheni. Se mos ju gënjen mendja e largoheni dhe u shërbeni e adhuroni perëndi të tjerë! Përndryshe, zemërimi i ZOTIT do të ndizet kundër jush. Do të ta ndryjë qiellin që të mos ketë shi. Toka nuk do të japë fryt e ju do të zhbiheni menjëherë prej tokës së mirë që po ju jep ZOTI. Rrënjosini këto fjalë në zemër e në shpirt. Lidhini si shenjë në dorë e si shirita në ballë. Mësojuani fëmijëve e fol për to kur të rrish ulur në shtëpi ose kur të ecësh udhës, kur të biesh në shtrojë ose kur të ngrihesh prej saj. Shkruaji mbi shtalkat e shtëpive e mbi portat tuaja, që ju e fëmijët tuaj të jetoni në tokën për të cilën ZOTI iu betua t'u jepte etërve tuaj, për aq sa qielli është përmbi tokë. Nëse i mbani me të vërtetë të gjitha këto urdhërime, që po ju urdhëroj t'i zbatoni, nëse e doni ZOTIN, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij e duke u mbajtur fort pas tij, atëherë ZOTI do t'i zbojë para jush tërë këto kombe e ju do të pushtoni kombe më të mëdha e më të fortë se vetja. Çdo vend që do të shkelë shputa e këmbës suaj do t'ju përkasë juve. Kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban e nga lumi Eufrat deri në detin perëndimor.