Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 69

69
1Mjeshtrit të korit. Në «Melodinë e Zambakut». I Davidit.
2Shpëtomë, o Perëndi,
se më arriti uji gjer në fyt.
3Jam zhytur thellë në baltë
e s'kam ku të mbështetem,
kam rënë në ujëra të thella
e po më rrëmben rrjedha.
4U këputa nga britmat
e gryka më është tharë,
m'u errësuan sytë
Perëndinë tim duke pritur.
5Më të shumtë se qimet e kokës
janë bërë ata që më urrejnë kot.
Ata që duan të më shkatërrojnë,
armiqtë e mi mashtrues, janë bërë të fortë.
E unë u dashka të kthej
atë që nuk kam vjedhur!
6O Perëndi, ti e njeh marrëzinë time,
fajet e mia nuk janë të fshehura prej teje.
7Mos u turpërofshin me mua ata që shpresojnë në ty,
o Zot, Zot i ushtrive,
mos u poshtërofshin prej meje ata që të kërkojnë ty,
o Perëndi i Izraelit.
8Për ty durova poshtërime
dhe fytyrën turpi ma mbuloi.
9I huaj u bëra për vëllezërit e mi,
i panjohur për bijtë e nënës sime.
10Zelli për shtëpinë tënde më përpiu,
poshtërimet e atyre që të përbuzin ranë mbi mua.
11Qava e agjërova,
por edhe kjo më solli poshtërim.
12Grathore vesha si rrobë
e u bëra gazi i tyre.
13Më përgojuan ata që rrinë portave,
pijanecët më bënë këngë.
14Por unë lutjen time ta drejtoj ty, o Zot,
në kohën e duhur,
në mirësinë tënde të madhe,
përgjigjmu, o Perëndi,
e më jep shpëtimin tënd të vërtetë.
15Nxirrmë nga balta, që të mos fundosem,
çliromë prej atyre që më urrejnë
e prej ujërave të thella.
16Mos më rrëmbeftë rrjedha e ujërave,
thellësia e humnerës mos më përpiftë
e gryka e pusit mos u mbylltë mbi mua.
17Përgjigjmu, o Zot,
se e mirë është besnikëria jote,
kthehu drejt meje,
sipas dhembshurisë sate të madhe.
18Mos e fshih fytyrën tënde prej shërbëtorit tënd,
përgjigjmu sa më shpejt, se jam ngushtë.
19Afrohu tek unë e shpëtomë,
prej armiqve të mi çliromë.
20Ti e njeh poshtërimin tim,
turpin dhe çnderimin tim,
armiqtë e mi janë të gjithë para teje.
21Poshtërimi ma theu zemrën e fuqitë më lanë,
prita ndonjë që t'i vinte keq për mua, por më kot,
ndonjë që të më ngushëllonte, por nuk gjeta.
22Më hodhën helm në ushqim
e, për të më shuar etjen,
më dhanë të pi uthull.
23Lak u bëftë për ta tryeza e tyre
e për miqtë#69.23 të tjerë: begatia e tyre grackë.
24Iu errshin sytë e më mos pafshin,
ijët e tyre përgjithmonë u dridhshin.
25Derdh mbi ta zemërimin tënd,
flaka e zemërimit tënd i përpiftë.
26Fushimi i tyre u shkretoftë,
në tendat e tyre mos banoftë njeri,
27se mundojnë atë që qortove ti
e përgojojnë dhimbjet e atij që plagose ti.
28Shtoji paudhësi paudhësisë së tyre,
që të mos kenë pjesë në drejtësinë tënde.
29U fshifshin nga libri i të gjallëve
e mos u shkrofshin me të drejtët.
30Por unë jam i mjerë e plot dhimbje,
shpëtimi yt, o Perëndi, më mbroftë.
31Do ta lavdëroj emrin e Perëndisë me këngë,
do ta madhëroj me falënderime.
32Kjo i pëlqen Zotit më tepër se demi,
më tepër se kau me brirë e thundra.
33Le të shohin të mjerët e le të gëzojnë.
Juve që kërkoni Perëndinë, ju përtëriftë zemra,
34se Zoti i dëgjon të mjerët
e të robëruarit e tij nuk i përçmon.
35Le ta lavdërojnë qiejt e toka,
detet e gjithçka që lëviz në to.
36Se Perëndia do ta shpëtojë Sionin
e qytetet e Judës do t'i rindërtojë.
Aty do të banojnë e do ta trashëgojnë.
37Pasardhësit e shërbëtorëve të tij do ta trashëgojnë,
ata që duan emrin e tij aty do të banojnë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 69: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr