Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 67

67
1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm. Këngë.
2Perëndia pastë mëshirë për ne e na bekoftë,
fytyra e tij mbi ne ndriçoftë. selah
3Udha jote do të jetë e njohur mbi tokë
dhe mes gjithë kombeve shpëtimi yt.
4Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi,
mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
5Le të gëzojnë kombet e të brohorasin,
se ti i gjykon me drejtësi popujt
dhe kombet e tokës ti i udhëheq. selah
6Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi,
mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
7Toka e dha frytin e vet.
Na bekoftë Perëndia, Perëndia ynë!
8Perëndia na bekoftë
dhe frikë e paçin tërë skajet e tokës!

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 67: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr