Perëndia pastë mëshirë për ne e na bekoftë, fytyra e tij mbi ne ndriçoftë. selah Udha jote do të jetë e njohur mbi tokë dhe mes gjithë kombeve shpëtimi yt. Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, mbarë popujt ty të përlëvdofshin! Le të gëzojnë kombet e të brohorasin, se ti i gjykon me drejtësi popujt dhe kombet e tokës ti i udhëheq. selah Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, mbarë popujt ty të përlëvdofshin! Toka e dha frytin e vet. Na bekoftë Perëndia, Perëndia ynë!
Lexo Psalmet 67
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 67:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video