Psalmet 67:1-7
Psalmet 67:1-7 Psalmet Gegërisht - Konstandin Kristoforidhi 1872 (PSGEKK1872)
Perëndia na përdëlleftë, edhe na bekoftë! Ndrittë faqen’ e vet mbë ne. Selah. Qi të ngjifet’ udha jote ndë dhet, shpëtimi yt ndër gjithë kombet. Le të lavdurojënë tyi popujtë, o Perëndi, le të lavdurojënë tyi gjithë kombetë. U gëzofshin’ e u gazmofshinë kombetë, se ke me gjukuem popujtë me dreitëni, edhe ke me u hiekun’ udhënë kombevet ndë dhet. Selah. Le të lavdurojënë tyi kombet, o Perëndi, le të lavdurojënë tyi gjithë popujtë. Dheu ka me dhanë pemën’ e vet, ka me na bekuem Perëndia, Perëndia ynë. Perëndia ka me na bekuem, edhe gjith’ anët’ e dheut kanë me e drashunjë.
Psalmet 67:1-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Perëndia pastë mëshirë për ne e na bekoftë, fytyra e tij mbi ne ndriçoftë. selah Udha jote do të jetë e njohur mbi tokë dhe mes gjithë kombeve shpëtimi yt. Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, mbarë popujt ty të përlëvdofshin! Le të gëzojnë kombet e të brohorasin, se ti i gjykon me drejtësi popujt dhe kombet e tokës ti i udhëheq. selah Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, mbarë popujt ty të përlëvdofshin! Toka e dha frytin e vet. Na bekoftë Perëndia, Perëndia ynë!
Psalmet 67:1-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela) me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve. Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë. Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela) Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt. Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë. Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.