ZOTI është drita dhe shpëtimi im, kë do të kem frikë? ZOTI është streha e jetës sime, nga kush do të trembem? Kur m'u vërsulën keqbërësit për të më ngrënë të gjallë, armiqtë dhe kundërshtarët e mi, ata vetë u penguan e ranë. Edhe një ushtri po të ngrihet kundër meje, nuk trembet zemra ime, edhe lufta po të plasë kundër meje, prapë do të kem shpresë. Veç një gjë i kam kërkuar ZOTIT e për këtë i lutem: të banoj në shtëpinë e ZOTIT gjithë ditët e jetës sime, të sodit bukurinë e ZOTIT e tempullin e tij të kundroj. Në ditë të ligë në strehën e tij më fsheh, në fshehtësinë e tendës së tij më struk. Më ngre lart mbi një shkëmb, e tani, koka ime lartësohet mbi armiqtë që më rrethojnë. Tërë brohori në tendën e tij fli do të kushtoj, do të këndoj e himne ZOTIT do t'i thur. O ZOT, dëgjomë kur të thërras, ki mëshirë për mua e m'u përgjigj. Për ty foli zemra ime e tha: «Kërkoni fytyrën time». Fytyrën tënde, o ZOT, kërkoj. Mos e fshih fytyrën tënde prej meje, mos e dëbo me zemërim shërbëtorin tënd, ti që ke qenë ndihma ime. Mos më lër e mos më braktis, o Perëndi i shpëtimit tim. Im atë e nëna ime më braktisën, por ZOTI më pranoi.
Lexo Psalmet 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 27:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video