Numrat 36
36
Trashëgimia e grave
1Krerët e familjeve të Gileadit, birit të Makirit, birit të Manaseut, njëri prej pasardhësve të Jozefit, u afruan te Moisiu, te prijësit e krerët e fiseve të Izraelit e thanë: 2«Zoti e urdhëroi timzot që t'ua japë me short tokën si trashëgimi izraelitëve. Imzot mori urdhër nga Zoti edhe që t'u jepte trashëgimin e vëllait tonë, Celofehadit, bijave të tij. 3Nëse ato martohen me një nga fiset e tjera të Izraelit, prona e tyre nuk do t'i përkasë më trashëgimisë së etërve tanë, por do t'u shtohet trashëgimisë së fisit, të cilit tashmë i përkasin. Kështu do të na zvogëlohet trashëgimia që na ra për short. 4Edhe kur të festohet pesëdhjetëvjetori mes izraelitëve, prona e tyre do t'i shtohet trashëgimisë së fisit, të cilit tashmë i përkasin, ndërkohë që prona e tyre do të merret nga trashëgimia e etërve tanë».
5Atëherë Moisiu, me urdhër të Zotit, i urdhëroi izraelitët: «Fisi i bijve të Jozefit ka të drejtë. 6Kjo është çfarë urdhëron Zoti në lidhje me bijat e Celofehadit: ato mund të martohen me kë të duan, për sa kohë që martohen brenda fisit të etërve të tyre. 7Prona e izraelitëve nuk do të qarkullojë nga fisi në fis, se çdo izraelit do të jetë i lidhur me trashëgimin e fisit të etërve vet. 8Çdo bijë nga fiset e Izraelit që zotëron pronë do të martohet brenda fisit të atit të saj, në mënyrë që çdo izraelit të zotërojë pronën e etërve të tij. 9Prona nuk do të qarkullojë nga një fis në tjetrin, se çdo fis i Izraelit do të jetë i lidhur me trashëgimin e vet».
10Bijat e Celofehadit bënë siç e urdhëroi Zoti Moisiun. 11Mahla, Tirca, Hogla, Milka e Noa, bijat e Celofehadit, u martuan me djemtë e të ungjëve. 12Ato u martuan brenda fisit të Manaseut, birit të Jozefit, dhe kështu prona e tyre mbeti në fisin e etërve.
13Këto janë urdhërimet e vendimet që Zoti u urdhëroi izraelitëve përmes Moisiut në stepat e Moabit, pranë Jordanit, kundruall Jerikosë.
Aktualisht i përzgjedhur:
Numrat 36: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020