Vërtiti larg paqen nga shpirti im, e kam harruar mirësinë. «Venitet pritshmëria ime», thashë, «Ardhmëria që do të vinte prej ZOTIT». Zë e kujtoj pikëllimin dhe endjen time, si të ishin pelin e helm. Zaliset shpirti im, kur kujton e kujton. Ziejnë në zemrën time këto gjëra, prandaj kam shpresë: «Hiri i mirësisë së ZOTIT nuk shterohet, s'ka fund mëshira e tij. Herët në mëngjes përtërihen, e madhe është besnikëria e tij. “Hisja ime është ZOTI”, thotë shpirti im, “Prandaj edhe shpresoj në të”». Tregohet i mirë ZOTI për ata që shpresojnë në të, për ata që e kërkojnë me shpirt. Të presësh në heshtje shpëtimin e ZOTIT është gjë e mirë.
Lexo Vajtimet 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Vajtimet 3:17-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video