Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozuehu 21

21
Qytetet për levitët
1Krerët e familjeve të levitëve shkuan te prifti Eleazar, te Jozuehu, biri i Nunit, e te krerët e fiseve të Izraelit 2në Shiloh, në vendin e Kanaanit, e u thanë: «Zoti urdhëroi përmes Moisiut të na jepen disa qytete për të banuar bashkë me kullotat përreth për bagëtitë». 3Izraelitët u dhanë levitëve, sipas fjalës së Zotit, disa qytete me kullota përreth brenda trojeve të tyre.
4U hodh shorti për klanet e kohatitëve. Pasardhësve të priftit Aron u ranë me short trembëdhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Judës, të fisit të Simeonit e të fisit të Benjaminit. 5Pasardhësve të tjerë të Kohatit u ranë me short dhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Efraimit, të fisit të Danit e të gjysmës së fisit të Manaseut. 6Pasardhësve të Gershonit u ranë me short trembëdhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Isaharit, të fisit të Asherit, të fisit të Neftaliut e të gjysmës së fisit të Manaseut në Bashan. 7Pasardhësve të Merarit u ranë me short dymbëdhjetë qytete brenda trojeve të fisit të Rubenit, të fisit të Gadit e të fisit të Zabulonit.
8Izraelitët ua dhanë levitëve me short këto qytete me gjithë kullotat përreth, siç kishte urdhëruar Zoti përmes Moisiut.
9Qytetet e përmendura më poshtë me emër, prej trojeve të pasardhësve të fisit të Judës e të fisit të Simeonit, iu dhanë 10pasardhësve të Aronit, klaneve të kohatitëve, që ishin pasardhës të Levit, sepse atyre u ra shorti i parë. 11Atyre iu dha Kirjat Arbaja, që është Hebroni, me kullotat përreth, në krahinën malore të Judës. Arbai ishte ati i anakitëve. 12Fushat e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë për pronë Kalebit, birit të Jefunehut.
13Pasardhësve të priftit Aron iu dhanë këto qytete: Hebroni me kullotat përreth si qytet strehimi për vrasësit, Libnahu me kullotat përreth, 14Jatiri me kullotat përreth, Eshtemoa me kullotat përreth, 15Holoni me kullotat përreth, Debiri me kullotat përreth, 16Ajini me kullotat përreth, Jutahu me kullotat përreth e Bet Shemeshi me kullotat përreth. Gjithsej nëntë qytete prej këtyre dy fiseve. 17Prej trojeve të fisit të Benjamini iu dha Gibeoni me kullotat përreth, Geba me kullotat përreth, 18Anatoti me kullotat përreth e Almoni me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 19Qytetet e pasardhësve të priftit Aron ishin gjithsej trembëdhjetë, me gjithë kullotat përreth.
20Pjesës tjetër të klaneve të kohatitëve, pasardhësve të Levit, u ranë për pjesë disa qytete nga trojet e fisit të Efraimit. 21Iu dhanë këto qytete: Shekemi me kullotat përreth si qytet strehimi për vrasësit, në krahinën malore të Efraimit, Gezeri me kullotat përreth, 22Kibcaimi me kullotat përreth e Bet Horoni me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 23Prej trojeve të fisit të Danit iu dhanë Eltekehu me kullotat përreth, Gibetoni me kullotat përreth, 24Ajaloni me kullotat përreth, Gat Rimoni me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 25Prej trojeve të gjysmës së fisit të Manaseut iu dhanë Tanaku me kullotat përreth, Gat Rimoni me kullotat përreth, gjithsej dy qytete. 26Qytetet e pjesës së mbetur të klaneve të pasardhësve të Kohatit ishin gjithsej dhjetë.
27Klaneve levite të pasardhësve të Gershonit iu dhanë prej trojeve të gjysmës së fisit të Manaseut këto qytete: Galoni në Bashan me kullotat përreth, si qytet strehimi për vrasësit, dhe Beeshtarahu me kullotat përreth. Gjithsej dy qytete. 28Prej trojeve të fisit të Isaharit iu dhanë Kishjoni me kullotat përreth, Daberati me kullotat përreth, 29Jarmuthi me kullotat përreth dhe En Ganimi me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 30Prej trojeve të fisit të Asherit iu dhanë Mishali me kullotat përreth, Abdoni me kullotat përreth, 31Helkati me kullotat përreth dhe Rehobi me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 32Prej trojeve të fisit të Neftaliut iu dhanë këto qytete: Kedeshi në Galile me kullotat përreth, si qytet strehimi për vrasësit, Hamot Dori me kullotat përreth dhe Kartani me kullotat përreth, gjithsej tre qytete. 33Qytetet e klaneve të Gershonit ishin gjithsej trembëdhjetë, me gjithë kullotat përreth.
34Pjesës së mbetur të klaneve levite të pasardhësve të Merarit iu dhanë nga trojet e fisit të Zabulonit Jokneami me kullotat përreth, Kartahu me kullotat përreth, 35Dimnahu me kullotat përreth e Nahalali me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 36Prej trojeve të fisit të Rubenit iu dhanë Beceri me kullotat përreth, Jahaci me kullotat përreth, 37Kedmoti me kullotat përreth e Mefati me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 38Prej trojeve të fisit të Gadit iu dhanë këto qytete: Ramoti në Gilead me kullotat përreth, si qytet strehimi për vrasësit, Mahanaimi me kullotat përreth, 39Heshboni me kullotat përreth e Jazeri me kullotat përreth, gjithsej katër qytete. 40Qytetet e pjesës tjetër të klaneve levite të pasardhësve të Merarit ishin dymbëdhjetë.
41Levitët morën për pronë prej trojeve të izraelitëve dyzet e tetë qytete me kullotat përreth. 42Secili prej këtyre qyteteve iu dha atyre me gjithë kullotat përreth.
43 Zoti u dha izraelitëve të gjithë vendin që kishte premtuar t'ua jepte etërve të tyre. Izraelitët e pushtuan dhe banuan në të. 44Zoti u dha prehje rreth e qark, sipas të gjitha premtimeve që u kishte bërë etërve të tyre. Asnjë nga armiqtë nuk u bëri dot ballë izraelitëve, sepse ua dorëzoi të gjithë. 45Asnjë prej premtimeve që i kishte bërë Zoti shtëpisë së Izraelit nuk mbeti pa u përmbushur. Të gjitha u kryen.

Aktualisht i përzgjedhur:

Jozuehu 21: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr