Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozuehu 20

20
Qytetet e strehimit
1Pastaj Zoti i tha Jozuehut: 2«Fol me izraelitët e thuaju të caktojnë qytetet e strehimit, sipas urdhrit që ju dhashë përmes Moisiut. 3Në to do të gjejë strehë kushdo që vret dikë pa dashje e pa paramendim, për t'i shpëtuar gjakmarrësit. 4Kur të mbërrijë te qyteti i strehimit, vrasësi të qëndrojë te porta e qytetit e t'u shpjegojë pleqve të qytetit çfarë ka ndodhur. Atëherë ata do ta pranojnë në qytet e do t'i japin një vend për të banuar. 5Nëse gjakmarrësi shkon dhe e kërkon, nuk do t'ia dorëzojnë, sepse e ka vrarë të afërtin pa dashje e nuk ka pasur urrejtje për të më parë. 6Do të qëndrojë në atë qytet derisa të gjykohet para bashkësisë e derisa të vdesë kryeprifti që është në shërbim në atë kohë. Vetëm atëherë vrasësi mund të kthehet në shtëpinë e tij dhe në qytetin nga u arratis».
7Izraelitët caktuan Kedeshin në Galile, në krahinën malore të Neftaliut, Shekemin, në krahinën malore të Efraimit dhe Kirjat Arbanë, që është Hebroni, në krahinën malore të Judës. 8Në bregun lindor të Jordanit caktuan Becerin në shkretëtirën e rrafshnaltës së Rubenit, Ramotin në Gilead të fisit të Gadit dhe Galonin në Bashan të fisit të Manaseut. 9Këto ishin qytetet që u caktuan për izraelitët dhe për të huajt që banonin me ta. Në to do të gjente strehë kushdo që kishte vrarë pa dashje, që të mos vritej nga gjakmarrësi, derisa të dilte para gjyqit të bashkësisë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Jozuehu 20: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr