Jobi 27
27
Vijimi i fjalimit të Jobit
1Jobi mori sërish fjalën e tha:
2«Pasha Perëndinë që ma hoqi të drejtën,
pasha të gjithëpushtetshmin që ma helmoi shpirtin,
3sa të kem frymë në mua
e shpirt Perëndie në flegrat e mia,
4buzët e mia ligësira nuk do të thonë
e prej gjuhës sime nuk do të dalë mashtrim.
5Larg qoftë t'ju jap të drejtë,
e pa dhënë shpirt unë, vetes nuk ia mohoj drejtësinë.
6Fort e mbaj drejtësinë time e nuk e lëshoj,
s'më qorton zemra për asnjë nga ditët e mia.
7I rëntë armikut tim fati i të paudhit,
fati i keqbërësit kundërshtarit tim.
8Çfarë shprese ka i pafeu kur këputet,
kur Perëndia jetën ia merr?
9A do ta dëgjojë Perëndia britmën e tij,
kur ai të ketë rënë ngushtë?
10A do të kënaqet me të gjithëpushtetshmin?
Do ta thërrasë Perëndinë kurdoherë?
11Unë do t'ju mësoj si sillet Perëndia,
nuk do t'jua fsheh ç'mendon i gjithëpushtetshmi.
12Ja, të gjithë ju vetë e shihni
e pse me kotësira kot po merreni?
13Këtë fat merr njeriu i mbrapshtë nga Perëndia,
këtë trashëgim mujshari nga i gjithëpushtetshmi:
14në pastë shumë bij, mbi ta rëndon shpata
e pinjojtë e tij me bukë nuk do të ngopen.
15Të mbijetuarit do t'ia groposë murtaja,
e të vejat nuk do t'i vajtojnë.
16Nëse si dheun do ta mbledhë argjendin
e si baltën petkat t'i gatitë,
17t'i gatitë, por do t'i veshë i drejti
e argjendin i pafajshmi do ta ndajë.
18Të brishtë si merimanga e ndërtoi shtëpinë,
si streha që ndërton rojtari.
19Shtrihet i kamur, por më kot,
hap sytë e s'gjen asgjë.
20E zë tmerri, porsi uji vërshues,
natën vorbulla e përpin.
21E merr era e lindjes dhe merr fund,
e shkul nga vendi i vet.
22E vërvit pa mëshirë
e ai nga dora përpiqet t'i ikë.
23Duartrokasin kundër tij
e nga vendi i tyre kundër tij fërshëllejnë».
Aktualisht i përzgjedhur:
Jobi 27: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020