Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jobi 26

26
Besimi i Jobit
1Jobi u përgjigj e tha:
2«Si e ndihmove ti të pafuqishmin
dhe a e shërove krahun e molisur?
3Si e këshillove të paurtin,
mos dhurove shumë dituri?
4Kujt ia drejtove fjalën
e fryma e kujt prej teje doli?
5Poshtë hijet dridhen
e ujërat me ç'kanë brenda.
6Cullak është para Perëndisë skëterra
dhe pa mbulesë humnera#26.6 he. Abadon.
7Ai e shtrin veriun mbi zbrazëtinë,
në asgjësend tokën ai e var.
8I ndryn ujërat në retë e veta
e retë nën to nuk shqyhen.
9Ai e mbulon pamjen e fronit,
renë e vet mbi të e shtrin
10Ujërave rreth cakun ua vuri,
mu ku mbaron drita e fillon errësira.
11Shtyllat e qiellit dridhen
e i shtang qortimi i tij.
12Me forcën e vet detin trazon,
Rahabin thërmon me dijen e vet.
13Me erën e tij edhe qiejt kthjellohen,
e ther dora e tij gjarprin rrëshqitës.
14Këto janë veç skajet e veprave të tij,
e sa pakëz ne ua ndiejmë psherëtimën!
Po oshtimën e fuqisë së tij, kush do ta kuptojë?».

Aktualisht i përzgjedhur:

Jobi 26: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr