Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jobi 18

18
Bildad Shuhiti flet për dënimin e të paudhëve
1Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:
2«Kur do t'ua nxirrni fundin fjalëve?
Mendohuni mirë e pastaj do të flasim.
3Pse të dukemi si bagëti
e qenkemi të pamend?
4Ti po gërryen veten me zemërimin tënd,
por a u shkretuaka dheu
e luajtkan shkëmbinjtë për shkakun tënd?
5Po, të paudhit do t'i shuhet drita
e flaka nuk do të shndrisë në vatër të tij.
6Në tendën e tij do të errësohet drita
e pishtari mbi të do të shuhet.
7Hapi i tij i vendosur do të luhatet
e do të bjerë në kurthin e vet.
8Këmbët do t'i zihen në rrjetë
e do të endet i lidhur për laku.
9Do të bjerë me këmbë në kurth
e nyja do ta shtrëngojë.
10Nën dhe është fshehur laku i tij
e gracka e tij në shteg.
11Tmerri e zë ngado të sillet,
hap pas hapi e gjëmon.
12Uria do t'ia mekë fuqinë
e mjerimi i rri në pritë.
13Brejtja do t'ia brejë lëkurën
e gjymtyrët do t'ia hajë kryevdekja.
14Do të nxirret nga banesa e tij e sigurt
e do të zvarritet para mbretit të llahtarshëm.
15Banon në banesën e tij çka s'është e tij,
e prona e tij do të spërkatet me sulfur.
16Rrënjët e tij do të kalben nga poshtë,
nga sipër do të thahen degët e tij.
17Kujtimi i tij do të shuhet
e nuk do të dëgjohet në rrugë emri i tij.
18Do ta plandosin nga drita në terr
e nga kjo botë do ta dëbojnë.
19As fëmijë, as pasardhës nuk do të lërë në popull,
nuk do të mbesë njeri në shtëpinë e tij.
20Kur t'i vijë dita, do të tmerrohet perëndimi
e lindjen do ta zërë drithërima.#18.20 të tjerë: Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur
21Ky, pra, është fundi i të ligut,
këtu e ka vendin kush s'njeh Perëndinë».

Aktualisht i përzgjedhur:

Jobi 18: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr