Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jobi 13

13
Jobi kërkon të flasë me Perëndinë
1«Ja, gjithçka pa syri im
veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
2Çfarë dini ju e di edhe unë
e nuk jam më pak se ju.
3Por unë dua të flas me të gjithëpushtetshmin,
me Perëndinë ma ka ënda të rragatem.
4Sa për ju, ju e shihni mashtrimin,
mjekë të padobishëm jeni të gjithë.
5Kush do t'ju bëjë të heshtni?
Do të ishte urti për ju.
6Dëgjojeni, pra, arsyetimin tim,
vërejeni vetëmbrojtjen e buzëve të mia.
7A do të flisnit rrejshëm për Perëndinë
e do të mashtronit për të?
8A doni t'i mbani anë Perëndisë
e të arsyetoni për të?
9Vallë, do të dilni mirë nëse ju shqyrton?
Apo do ta mashtroni, siç mashtrohet njeriu?
10Ashpër do t'ju qortojë
nëse tinëz mbani anë.
11A nuk do t'ju tmerrojë madhështia e tij?
S'do të bjerë mbi ju tmerri i tij?
12Hi e pluhur janë thëniet tuaja të urta,
mburojë balte mburojat tuaja.
13Heshtni, që të flas vetë,
e le të më ndodhë ç'të dojë.
14Pse të ha veten me dhëmbë
e të vë dorë në jetën time?
15Ja, ai do të më vrasë e shpresë nuk kam,
por para tij do ta mbroj sjelljen time.
16Ky do të jetë shpëtimi im,
se i pafeu nuk del para tij.
17Dëgjojeni mirë fjalën time
e vërini vesh shpjegimit tim.
18Ja, jam gati për gjykim,
se e di se jam i drejtë.
19Kush është ai që do të kapet me mua,
se jam gati të hesht e të vdes.
20Vetëm dy gjëra bëj
e nuk do të fshihem prej teje:
21largo dorën tënde prej meje
e mos më tremb me tmerrin tënd.
22Atëherë më pyet e unë do të përgjigjem,
ose flas unë e ti m'u përgjigj.
23Sa faje e mëkate kam?
Ma trego shkeljen e mëkatin tim.
24Përse e fsheh fytyrën tënde
e më mban për armik?
25A do ta tmerrosh gjethen që mbart era?
A do ta ndjekësh pas bykun e thatë?
26Se ti shkruan hidhur për mua
e më ngarkon me fajet e rinisë.
27Ti më vë prangat në këmbë,
mbikëqyr tërë udhët e mia
e gjurmët e këmbëve m'i heton.
28Si kalbësirë mbaron njeriu,
si petku që e bren tenja».

Aktualisht i përzgjedhur:

Jobi 13: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë