Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeremia 1

1
Jeremia
1Fjalët e Jeremisë, birit të Hilkiahut, njërit prej priftërinjve të Anatotit në dheun e Benjaminit, 2të cilit iu drejtua fjala e Zotit në kohën e Josisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, në vitin e trembëdhjetë të mbretërimit të tij 3dhe në kohën e Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të njëmbëdhjetë të Sedekisë, birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në shpërnguljen e Jerusalemit, në muajin e pestë.
Thirrja e Jeremisë
4Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:
5«Para se të të jepja trajtë në barkun amënor, të njoha,
para se të dilje nga rropullitë, të veçova,
profet për kombet të caktova».
6Thashë: «Ah, Zot, Zoti im, ja, unë nuk di të flas, se jam i ri». 7Por Zoti më tha:
«Mos thuaj: “Jam i ri”,
se do të shkosh te të gjithë ata ku po të dërgoj
e do të thuash gjithçka të urdhëroj.
8Mos u tut prej tyre,
se unë jam me ty për të të çliruar. Kumton Zoti».
9 Zoti shtriu dorën e më preku gojën. Pastaj Zoti më tha:
«Ja, vura në gojën tënde fjalët e mia.
10Shiko, sot po të vë përmbi kombe e përmbi mbretëri,
për të shkulur e për të rrënuar,
për të shkatërruar e për të shembur,
për të ndërtuar e për të mbjellë».
11Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon, Jeremi?». Thashë: «Një degë bajameje shikoj». 12Zoti më tha: «Mirë ke parë! Se unë i mbaj sytë hapur mbi fjalën time, për ta zbatuar». 13Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: «Çfarë shikon?». Thashë: «Një vorbë që zien shoh, me pamje kah veriu».
14Pastaj Zoti më tha: «Nga veriu do të vërshojë mjerimi mbi të gjithë banorët e dheut. 15Se, ja, po i thërras të gjitha fiset e mbretërive të veriut, kumton Zotit, dhe ata do të vijnë e secili do ta vendosë fronin te hyrja e portave të Jerusalemit, kundër mureve përreth tij e kundër gjithë qyteteve të Judës. 16Atëherë do të shpall vendimet e mia kundër tyre, për ligësinë me të cilën më braktisën e u kushtuan fli perëndive të tjerë, duke adhuruar veprat e duarve të veta. 17Por ti, ngjish brezin, ngrihu e shpallu gjithçka të urdhëroj unë. Mos u trondit para tyre, që të mos të trondis edhe unë para tyre. 18Ja, unë sot po të bëj si një qytet të rrethuar me ledhe, si shtyllë të hekurt e si muret e bronzta kundër mbarë dheut, kundër mbretit të Judës e prijësve të tij, kundër priftërinjve të tij e popullit të dheut. 19Do të luftojnë kundër teje, por nuk do të të mposhtin, se unë jam me ty për të të shpëtuar, kumton Zoti».

Aktualisht i përzgjedhur:

Jeremia 1: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr