Judita 3
3
Bisedime për paqe
1Atëherë i dërguan lajmëtarë për bisedime paqeje, të cilët i thanë: 2«Ja, ne, shërbëtorët e mbretit të madh Nabukodonosor biem përmbys para teje. Vepro me ne si të duash. 3Fshatrat tanë, të gjitha tokat tona, të gjitha arat tona, të gjitha grigjat e tufat tona janë para teje. Përdori si të duash. 4Qytetet tona me banorët e tyre janë të nënshtruarit e tu. Eja e bëj me ta si të të duket më mirë». 5Këta njerëz erdhën, u paraqitën te Oloferni dhe ia thanë këto fjalë.
6Oloferni zbriti në bregdet me ushtrinë e vet, vuri roja në qytetet e fortifikuara dhe mori prej tyre disa burra të zgjedhur si bashkëluftëtarë. 7Këta e pritën me kurora, me valle e me dajre, bashkë me të gjithë banorët e rrethinave. 8Ai ua shembi të gjitha shenjtëroret dhe ua preu pyjet e shenjta, se kishte marrë porosi t'i shkatërronte të gjitha perënditë e atij vendi, që të gjitha kombet të adhuronin vetëm Nabukodonosorin dhe të gjitha gjuhët e fiset e tyre ta thërrisnin si perëndi.
9Pastaj shkoi kundruall Esdrelonit, pranë Dotanit, përballë maleve të mëdha të Judesë. 10Fushuan mes Gebës e Skitopojës dhe ai qëndroi aty një muaj për të mbledhur të gjitha pajisjet e ushtrisë së vet.
Aktualisht i përzgjedhur:
Judita 3: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020