Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Gjyqtarët 10

10
Tolai dhe Jairi
1Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin Tolai, biri i Puahut, të birit të Dodoit, nga fisi i Isaharit. Tolai jetonte në Shamir, në malësinë e Efraimit. 2Ai qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet. Pastaj vdiq dhe u varros në Shamir.
3Pas Tolait doli Jairi nga Gileadi. Jairi qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e dy vjet. 4Ai kishte tridhjetë djem, që kalëronin mbi tridhjetë gomarë. Ata kishin tridhjetë fshatra, që edhe sot e kësaj dite quhen fshatrat e Jairit. Këto fshatra ndodhen në tokën e Gileadit. 5Jairi vdiq e u varros në Kamon.
Amonitët sulmojnë Izraelin
6Izraelitët bënë sërish çka është keq në sytë e Zotit e i shërbyen Baalëve dhe Ashtarotës, perëndive të Aramit, të Sidonit, të Moabit, të Amonit dhe të filistinëve. E braktisën Zotin e nuk i shërbyen më. 7Zemërimi i Zotit u ndez kundër izraelitëve dhe ai i dorëzoi te filistinët dhe amonitët. 8Atë vit e për tetëmbëdhjetë vjet me radhë ata i dërrmuan e i shtypën të gjithë izraelitët që gjendeshin përtej Jordanit, në Gilead, në tokën e amoritëve. 9Amonitët kaluan Jordanin për të sulmuar edhe Judën, Benjaminin dhe fisin e Efraimit. Izraeli ishte në mjerim të madh.
10Atëherë izraelitët i thirrën në ndihmë Zotit e thanë: «Kemi mëkatuar kundër teje, sepse e kemi braktisur Perëndinë tonë dhe u kemi shërbyer Baalëve». 11Zoti u tha: «Kur egjiptianët, amoritët, amonitët, filistinët, 12sidonasit, amalekitët dhe maonitët ju shtypën me dhunë, ju më thirrët mua në ndihmë e unë ju shpëtova nga zgjedha e tyre. 13Por ju më keni braktisur dhe u keni shërbyer perëndive të huaj, prandaj nuk do t'ju shpëtoj më. 14Shkoni e thërrisni në ndihmë perënditë që keni zgjedhur. Le t'ju shpëtojnë ata nga kjo kohë mjerimi». 15Izraelitët i thanë Zotit: «Kemi mëkatuar. Bëj me ne si të të duket më mirë, veçse, të lutemi, na shpëto edhe sot». 16Atëherë izraelitët i flakën tej perënditë e huaja që kishin e i shërbyen Zotit. Zoti nuk e duroi dot më mjerimin e Izraelit.
17Amonitët u mblodhën bashkë e fushuan në Gilead. Edhe izraelitët u mblodhën bashkë e fushuan në Micpah. 18Atëherë krerët e popullit të Gileadit i thanë njëri-tjetrit: «Ai që do të nisë sulmin kundër amonitëve, do të bëhet prijësi i të gjithë banorëve të Gileadit».

Aktualisht i përzgjedhur:

Gjyqtarët 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr