Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Isaia 9

9
1Populli, që ecte në errësirë,
pa një dritë të madhe,
mbi ata, që banonin në vendin e territ,
shkëlqeu drita.
2Ti e madhështove atë komb,
gëzimin ia shtove,
gëzojnë para teje,
siç gëzojnë gjatë korrjes,
siç gëzojnë kur ndajnë prenë.
3Se ti e theve zgjedhën që u rëndonte,
purtekën që mbi shpatulla u rrinte,
skeptrin e atij që i shtypte
e copëtove si në ditën e Midianit.
4Çdo këpucë luftëtari që marshon
e çdo gunë e lyer në gjak
do të digjet e do të bëhet dru për zjarr.
5Se na lindi një fëmijë, një djalë na u dha,
mbi supet e tij qëndron sundimi.
Emrin do ta ketë: «Këshilltar i mrekullueshëm,
Perëndi i fuqishëm, Atë i amshuar, princ i paqes».
6I madh do të jetë sundimi i tij
e paqja nuk do të ketë fund
mbi fronin e Davidit e mbi mbretërinë e tij.
Do të zërë rrënjë e do të forcohet
në të drejtë e drejtësi,
që tani e deri në amshim.
E këtë ka për ta bërë
zelli i Zotit të ushtrive.
Zemërimi i Zotit me Izraelin
7Zoti dërgoi fjalë kundër Jakobit
e ajo ra mbi Izraelin.
8E mori vesh mirë mbarë populli,
Efraimi bashkë me banorët e Samarisë,
që me krenari e mburrje në zemër thanë:
9«Tullat vërtet kanë rënë,
por do të ndërtojmë me gurë të latuar,
fiqtë vërtet na i kanë prerë,
por do t'i zëvendësojmë me cedra».
10E Zoti ngriti kundër tyre armiqësinë e Recinit,
kundërshtarët e tyre për luftë i nxiti.
11Arami nga lindja e filistinët nga perëndimi
hapën gojën për ta përpirë Izraelin.
E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit
e krahu i tij mbeti i shtrirë.
12Por populli nuk u kthye tek ai që i goditi,
Zotin e ushtrive nuk e kërkoi.
13Prandaj Zoti i preu Izraelit kokën e bishtin,
degën e palmës e kallamin, në një ditë të vetme.
14Pleqësia e paria janë koka,
profeti e mësuesi i rremë janë bishti.
15Udhëheqësit e këtij populli e ngashënjyen në mashtrim
dhe ata që udhëhiqeshin prej tyre u çoroditën.
16Prandaj Zoti s'do të jetë i kënaqur me të rinjtë e tij,
s'do të tregojë mëshirë për jetimët e vejushat e tij,
se të gjithë janë të pafe e të paudhë,
çdo gojë thotë veç marrëzi.
E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit
e krahu i tij mbeti i shtrirë.
17Se paudhësia është ndezur flakë si zjarri,
ka përpirë ferrat bashkë me shkurret,
në mes të pyllit të dendur është ndezur,
shtëllunga-shtëllunga ngrihet tymi lart.
18Prej zemërimit të Zotit të ushtrive u përvëlua toka,
populli u bë si druri që ushqen zjarrin
e askush nuk kursen as vëllanë e vet.
19Përpin djathtas, por ende ka uri,
përlan majtas, por ende nuk ngopet,
secili gëlltit mishin e të afërtit#9.19 he. krahut të vet të vet.
20Manaseu Efraimin, Efraimi Manaseun
dhe tok janë kundër Judës.
E megjithëkëtë zemërimi i tij nuk u fashit
e krahu i tij mbeti i shtrirë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Isaia 9: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr